Aktualitet

Përplasi për vdekje 8-vjeçaren sllovake në Gjirin e Lalëzit, gazetari: 18-vjeçari kishte vetëm 4 ditë me patentë! Nuk kishte pirë alkool

Ndërsa në testet e alkoolit dhe të drogës, ai ka rezultuar negativ.

E.K
Përplasi për vdekje 8-vjeçaren sllovake në Gjirin e
Pamje nga vendi i ngjarjes

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të hënë në lidhje me aksidentin e rëndë të regjistruar një natë më parë në Gjirin e Lalëzit, ku 18-vjeçari, Genci Gjura përplasi për vdekje një 8-vjeçare sllovake. Raporotet se vajza ka qenë në shoqërinë e prindërve, por në momentin që ka dalë nga makina për të shkuar në market, e ka kaluar rrugën papritmas duke i dalë para mjetit. Përplasja ka qenë fatale dhe e mitura nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra. Ndërkohë, siç raporton gazetari Besmir Pula i riu kishte vetëm katër ditë që kishte marrë patentën. Ndërsa në testet e alkoolit dhe të drogës, ai ka rezultuar negativ.

Besimr Pula: Automjeti i drejtuar nga 18-vjeçari ka bërë aksidentimin e fëmijës, që si pasojë e dëmtimeve të marra nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Nga sa policia ka pyetur dëshmitarët okularë, fëmija 8-vjeçar në momentin që ka dalë nga makina për në market, ka kaluar rrugën papritmas dhe kjo ka bërë që 18-vjeçari të mos mund të ndalonte, duke sjellë edhe pasojën fatal. Ndërkohë 18-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit. Burime nga policia bëjnë me dije se 18-vjeçari kishte vetëm pak ditë me patentë, kishte vetëm 4 ditë me patentë. Ndërkohë nga testet e alkoolit dhe drogës, në të dyja testet i riu ka rezultuar negativ. Nuk ka qenë as nën efektin e alkoolit dhe të drogës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ZËRI

Poll

MOS HUMB