Aktualitet

18-vjeçari përplas për vdekje të voglën sllovake në Gjirin e Lalëzit

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

F.m
18-vjeçari përplas për vdekje të voglën sllovake
Foto Ilustruese

DURRËS- Një 8-vjeçare nga Sllovakia ka humbur jetën në Durrës, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, rreth orës 20:00. Në njoftim9in zyrtar bëhet me dije se një 18-vjeçar po udhëtonte me një automjet dhe e përplasi të miturën të po kalonte rrugën. E mitura është dërguar në spital, por nuk ka mundur që tu mbijetojë plagëve të marra. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi:

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Poll

MOS HUMB