
TIRANË- Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri duket se kanë qenë dy opersona që kanë luajtur një rol kyç në politikën në Shkodër. Përgjimete zbardhura nga OraNews tregojnë se si Gjoka e Bajri ndërhynin në organizimet e takimeve të Partisë Socialiste në kryeqendrën e Veriut. Më konkretisht, në përiudhën që ish-ministri Ilir Beqaj, i cili tashmë ndodhet në burg, është emëruar Drejtues Politik në Qarkun e Shkodrës.
Në ditët e para të shtatorit, Ilir Beqaj në cilësinë drejtuesit të sapo emëruar, vendos të mbledhë në një takim zyrtar disa nga përfaqësuesit e PS në Shkodër përfshirë këtu dhe Kryetarët e PS në qarkun e Shkodrës me qëllim bërjen e prezantimit të tij.
Por, ky takim rezulton të jetë diskutuar në aplikacionin “SKY” edhe nga Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka, dy persona tashmë të arrestuar nga SPAK për akuza si “vrasje”, “Sigurim i kushteve për të kryer vrasje”, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Grup i strukturuar kriminal”, “Korrupsion aktiv” dhe “Organizim pa lejë i lojrave të fatit”.
Në bisedë vihet re se Gjoka kërkon që Bajri të flasë me Luan Harushën, deputetin e Partisë Socialiste dhe ta bindte atë që të mos shkonte në takimin e thirrur nga Beqaj, pasi ishin ndjerë të anashkaluar.
Biseda e zhvilluar më 26 shtator 2020:
Pëllumb Gjoka:...O vëlla fol me Luanin se asht tu ba si interesant... i kam unë tan thotë, e nuk kam nevoj për kan. A ke fol gja me ta ti? Jo se ka problem, por po prish punë”.
Behar Bajri:...Kur ma...po ja ** robt atij....
Pëllumb Gjoka: Thuaj të mos shkojnë...thuaj të mos shkojnë në takime pa i thanë ne. Ka lënë takim me Ilir Beqaj të mërkurën. Don me mbledh Kryetarët e Partive me i çu tek ai, por hajde e thërrasim njëherë ne dhe flasim me të. Thuaj të mos shkojnë në takime. Thirre njerë ti dhe thuaji kush të ka thanë me ba takime? Nesër po vij vetë, e flasim me ta..”
Behar Bajri:...ok ok...
Pëllumb Gjoka i shkruan sërish Behar Bajrit dhe e porosit që kur të takonte deputetin e PS në Shkodër Luan Harusha, “ti bërtiste fort se asht tu munu me na anashkalu...” dhe Behari ia kthen sërish shkurtimisht “aaaa...”.