
Selia rozë dhe Edi Rama
HIMARË- Partia Socialiste do të mbledhë nesër kryesinë në selinë rozë. Kryesia do të mblidhet në orën 8:30. Siç raportohet, fokusi pritet të vendoset tek zgjedhjet e pjesshme lokale që do të zhvillohen ne Himarë. Nesër pritet që të vendoset emri me të cilin socialistët do të garojnë në zgjedhje.
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar datën 4 gusht për mbajtjen e zgjedhjeve të reja për Bashkinë e Himarës. Vendimi i Beqajt erdhi pas mbledhjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i hoqi mandatin kryebashkiakut të zgjedhur të Himars, Fredi Beleri. KQZ i hoqi mandatin Belerit, pasi ky i fundit u shpall fajtor dhe u dënua me 2 vite burg për shitblerje votash.
Poll