
TIRANË- Jorgaq Thëngjilli, 22-vjeçari, i cili pasditën e 5 nëntorit përplasi pranë Kryeministrisë një çift të rinjsh është liruar nga burgu. Raportohet se gjashtë muaj pas aksidentit ku u dëmtuan dy qytetarët K. Doko dhe D. K, një aktekspertizë e dërguar nga mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se të dëmtuarit ishin plagosur lehtë. Sips gazetares, Anila Hoxha, pas kësaj ekspertize, prokurori ndryshoi kualifikimin e veprës nga plagosje e rëndë në të lehtë.
Pas kësaj, avokatja e të riut, Gjystina Golloshi i tha Hoxhës se kërkoi zëvendësimin e masës se aktet e ekspertimit nuk i përgjigjen më kushteve të masës. Prokurori, bazuar në këtë dokument, pra në cilësimin e veprës, ka kërkuar gjithashtu pushimin e hetimeve. Pas lirimit në sallën e gjykatës të 22-vjeçarit, gjykata do të shprehet për pushimin e çështjes për shkak të amnistisë në një datë tjetër.
Aksidenti i rëndë u regjistrua pasditën e 5 nëntorit në krah të Kryeministrisë. Thëngjilli ka qenë duke e ngarë mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara kur dhe përplasoi çiftin e të rinjve, të cilët ishin në trotuar. Në sistemin e gjobave rezulton që Thëngjilli të jetë ndëshkuar deri në 20 herë si shkelës i rregullave të qarkullimit rrugor./ZËRI