Aktualitet

Përmbytjet në Vlorë/ Banorëve iu dëmtohen banesat, nëna me 4 vajza kërkon strehim

Ato thanë se kanë telefonuar për ndihmë, por deri më tani askush nga bashkia nuk iu është përgjigjiur.

I.F
Përmbytjet në Vlorë/ Banorëve iu dëmtohen banesat,
Përmbytjet në Vlorë

VLORË- Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje në Vlorë, ku si pasojë u dëmtuan banesa dhe bieznese. Një nga banoret që iu përmbyt shtëpia tha se ka humbur gjithçka. 44-vjeçarja Vjollca Goxhaj kërkoi ndihmë para perfekturës së Vlorës, se së bashku me 4 vajzat e mitura ka mbetur jashtë dhe është pa shtëpi.

Mes trishtimit ajo kërkoi një vendstrehim pasi më parë jetonte me qera, por tani për shkak të përmbytjeve nuk mund të shkoj më në banesën e saj.

“Ka ardhur uji deri në brez, shtëpia u mbyt komplet. Kërkoj strehim. Jetoja me qera, nuk kam asnjë lloj ndihme. Kam 4 vajza të mitura. Besoj se do më ndihmojnë”, shprehet Vjollca.

Po ashtu, banoret e tjera mes lotëve thanë se kanë fjetur jashtë dhe të gjitha ushqimet që kishin i kanë humbur për shkak të vërshimeve të ujit. Ato thanë se kanë telefonuar për ndihmë, por deri më tani askush nga bashkia nuk iu është përgjigjiur.

“Nga dritaret na erdhi uji, nga dera, nga banja, kemi marrë pllaka i kemi vënë lart mbi banjo. Si vullkan, ishte e pamundur, thamë shyqyr të na shpëtojnë fëmijët gjallë. Na është dëmtuar gjithë mobilja, s’kemi asgjë fare, mbajmë duart përpjetë. Uji ishte tamam si det. U bëmë ujë, dimë që notuam”, tha një banore.

“Oriz, makarona, çfarë kisha, të tërë kanë ikur poshtë. Nuk do çfarë të them. Që andej, që këtej, nuk dihej nga vinte uji. Ka ndodhur edhe një vit, por jo kështu. Të bëjë televizori. Kërkuar ndihmë? Ku të kërkosh, internet nuk kishe, me laraskat, me ç’të kërkojë. Natën e kaluam jashtë. Kam fjetur në këtë shtëpinë time, aq sa ke fjetur ti. Ne jemi pensionistë, kam edhe një motër të sëmurë. Rroba nuk kemi. Kishim dy pako makarona aty, ikën. Gjithçka në pushtetin e ujit. Tërë natën pa gjumë, s’po e mbarojmë ujin akoma. Ku do kërkoje ndihmë, as drita, asgjë. Është hera e dytë që përmbytemi, herën e parë na tha Bashkia do ju ndihmojmë, asgjë. Mospastrimi i kanaleve. Na kanë lënë pa bukë fare. Djali mbeti brenda, jemi ngritur gjithë fisi e pastruam. Tham se zuri shi si gjithmonë. Jemi mbytur brenda, notonte frigoriferi i mbushur plot mbi ujë. Të gjitha plaçkat, asgjë s’ka ngelur. Vetëm dy televizorë kanë shpëtuar. Kërkova ndihmë dhe radhën e parë, na erdhi komisioni me gjithë kryetarin, na dhanë ndonjë copë pulle që do na vlerësonin plaçkën. Kjo është plaçkë e dytë që ka ikur, s’na e dhanë shpërblimin”, tha banorja tjetër.

Një ditë më parë, situata në këtë qytet ishte alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut, daljes jashtë kontrollit të kanalit të ujërave të larta dhe përmbytjeve në shumë lagje. Për shkak të prurjeve, 33 familje me 55 anëtarë u evakuuan nga shtëpitë e tyre dhe u strehuan në konfikt. Të tjerët kanë mbetur pa energji elektrike deri në largimin e ujit nga kabinat elektrike. Në Vlorë ka shkuar edhe Ushtria, e cila po punon puna në terren për pastrimin e kanaleve, të cilat janë mbushur për shkak të prurjeve të përrenjve. Por edhe Ministria e Mbrojtjes, njëjtë si Bashkia, njofton se situata po shkon drejt përmirësimit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB