
KAVAJË – Policia në Kavajë ka arrestuar një 29-vjeçar, që ka thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Edhe pse ndaj të riut ishte caktuar masa e sigurisë në fjalë, ai kishte dalë nga banesa e tij.
29-vjeçari akuzohet se në muajin mars të këtij viti, në Kavajë, ka përkrahur autorin e një krimi, saktësisht të një vrasjeje.
Njoftimi i policisë:
Kavajë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe arrestuan shtetasin E. K., 29 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi duke dalë jashtë banese, ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, për përkrahje të autorit të krimit, në lidhje me një vrasje të kryer në mars të vitit 2023.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit"./ZËRI/