Aktualitet

Nuk justifikon pasurinë, Rovena Gashi largohet përfundimisht nga Prokuroria

Trupi gjykues i KPA ka rrëzuar kërkesën e Rovena Gashit, për të rishikuar vendimin e formës së prerë, që e largonte atë nga Prokuroria.

D.XH
Nuk justifikon pasurinë, Rovena Gashi largohet përfundimisht nga
Rovena Gashi

TIRANË – Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA), ka rrëzur kërkesën e Rovena Gashit, për të rishikuar vendimin e formës së prerë, që e largonte atë nga Prokuroria. Trupi gjykues i KPA ka arritur në përfundimin se Gashi disponon pasuri, të cilën nuk mund ta justifikojë.

Njoftimi i vendimit të KPA-së:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi kërkesat e paraqitura nga znj. Rovena Gashi për rishikimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesave, trupi gjykues, bazuar në nenet 494 dhe 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, unanimisht për kërkesat me nr. “i”, “ii”, “iii” dhe “v” dhe me shumicë votash vetëm për kërkesën nr. “iv”, vendosi:

Mospranimin e kërkesave të kërkueses Rovena Gashi për rishikimin e vendimit nr.12, datë 29.05.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, te regjistruara si më poshtë:

(i) (JR) nr.10-20/2018, datë 07.04.2021;

(ii) (JR) nr. 16-20/2018, datë 20.10.2021; (iii) (JR) nr. 30-20/2018, datë 06.02.2023; (iv) (JR) nr. 58-20/2018, datë 24.04.2023; (v) nr. prot. 204/232, datë 27.10.2023.

U shpall në Tiranë, më datë 06.12.2023.

Rovena Gashi u shkarkua nga detyra si prokurore, pasi trupa gjykuese e KPA-së la në fuqi vendimin e vitit 2019 të KPK-së, me argumentin se ajo nuk justifikon pasurinë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB