Aktualitet

Përfundon procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave në Shqipëri

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 nisi punën më 18 shtator dhe ishte parashikuar të zgjaste 6 javë, por që u shty deri më 15 nëntor pasi koha e caktuar fillmisht ishte e pamjaftueshme.

E.K
Përfundon procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave në
Foto ilustruese

TIRANË- Përfundon procesi i Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023. Lajmi është bërë me dije nga Instituti i Statistikave (INSTAT). Ndërkohë deri më 24 nëntor vijon puna për verifikimin në terren të statusit të banesave dhe refuzimeve.

Për vlerësimin e cilësisë së procesit dhe mbulimin, prej datës 20 Nëntor–20 Dhjetor 2023, INSTAT do të organizojë Anketën Pas Cens sipas rekomandimeve të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, në 100 Zona Numërimi, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Ky proces do të angazhojë 100 anketues dhe 25 kontrollorë të cilët do të trokasin përsëri në dyert e qytetarëve, në zonat e përzgjedhura, raporton Monitor.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 nisi punën më 18 shtator dhe ishte parashikuar të zgjaste 6 javë, por që u shty deri më 15 nëntor pasi koha e caktuar fillmisht ishte e pamjaftueshme.

Censi i Popullsisë dhe Banesave 2023 do të jetë Censi i 12-të, që kur Shqipëria u shpall shtet i pavarur në vitin 1912, ku Censi i parë u krye në vitin 1923. Që prej Censit të vitit 1989, metodologjia e tij ka ndjekur gjithnjë e më shumë rekomandimet ndërkombëtare për kryerjen e Censit./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB