Aktualitet

E trishtë/ Babai i 6 fëmijëve vdes në punë, e zuri pllaka e mermerit

Raportohet se të riun e ka zënë poshtë një pllakë mermeri. Policia sqaron se në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar në Komisiariat menaxherin e subjektit dhe pronarin Urim Bulkun. 

E.K
E trishtë/ Babai i 6 fëmijëve vdes në punë, e zuri
Bedri Markja

DIBËR- Bedri Markja, baba i 6 fëmijëve ka humbur jetën këtë të enjte pasi u aksidentua në vendin e punës në Maqallarë. Përmes një njoftimi për mediat, blutë e Dibrës bëjnë me dije, se i riu ka ndërruar jetë në spital.

Markja po punonte në një subjekt që merrej me përpunimin e pllakave të mermerit kur dhe ndodhi ngjarja.

Raportohet se të riun e ka zënë poshtë një pllakë mermeri. Policia sqaron se në lidhje me ngjarjen ka shoqëruar në Komisiariat menaxherin e subjektit dhe pronarin Urim Bulkun.

E trishtë/ Babai i 6 fëmijëve vdes në punë, e zuri
Bedri Markja

NJOFTIMI I POLICISË:

Dibër/informacion paraprak Me datë 16.11.2023, shtetasi B.M., rreth 35 vjeç, duke punuar në një subjekt me pllaka mermeri në Maqellarë, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës dhe si pasojë e lëndimeve ka humbur jetën në spital. Janë shoqëruar në ambientet e Policisë pronari dhe menaxheri i subjektit, për veprime të mëtejshme hetimore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB