Aktualitet

Përdhunuan dy vajza? Gjykata ndryshon masën e sigurisë për dy djemtë në Berat

Pas kryerjes së ekzaminimeve mjeko-ligjore, Ardit Nano dhe Andon Shoshari kanë dalë nga paraburgimi.

D.XH
Përdhunuan dy vajza? Gjykata ndryshon masën e sigurisë për
Gjyqi ne Berat

BERAT – Gjykata e Beratit ka ndryshuar sot masat e sigurisë për shtetasit Ardit Nano 33 vjeç dhe Andon Shoshari, 20 vjeç, të dy banues në Berat.

Nano dhe Shoshari u arrestuan mbrëmjen e 16 dhjetorit 2023 si të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave, 19 dhe 16 vjeçe. Të dy djemtë nuk kanë pranuar akuzat. Ata kanë thënë se akuzat janë të pavërteta dhe se vajzat gënjejnë.

Pas kërkesës së Prokurorisë, gjykata ka vendosur për dy të rinjtë masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ndryshimi i masës ka ndodhur, për shkak të mungesës së provave ndaj autorëve të dyshuar, pasi janë verifikuar kamerat e sigurisë në banesën e vajzave dhe kryerjes së ekzaminimeve mjeko-ligjore. Familjarët e djemve thanë se drejtësia triumfoi dhe të afërmit e tyre janë të pafajshëm.

Edhe më herët, familjarët kanë thënë se vajzat kanë gënjyer për akuzat për përdhunim. Familjarët u shprehën se vajza është shtyrë nga familja e të fejuarit, nga xhelozia, pasi vajzat kanë qenë të lidhura më parë me Nanon dhe Shosharin./ZËRI/

Poll

MOS HUMB