Aktualitet

Vettingu përjashton nga drejtësia gjyqtaren e "21 Janarit"

Në mbledhjen e sotme, u konfirmua vendimi i marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të datës 7 tetor 2022.

k.m.
Vettingu përjashton nga drejtësia gjyqtaren e "21 Janarit"
Arjana (Gumbardhi) Caco

TIRANË- Arjana (Gumbardhi) Caco, një nga gjyqtaret, e cila ka qenë pjesë e trupit gjykues në çështjen e "21 janarit", është shkarkuar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Vendimi u mor nga Kolegji i Posacëm i Apelimit. Në mbledhjen e sotme, u konfirmua vendimi i marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të datës 7 tetor 2022.

NJOFTIMI I PLOTË:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 2/2023, datë 12.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arjana Gumbardhi (Caco) kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 570, datë 07.10.2022 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Gumbardhi (Caco).

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 24.01.2024.

Çfarë ndodhi më 21 janar?

Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

Poll

MOS HUMB