
TIRANË- Bashkëshortja e 60-vjeçarit Kadri Barmeta, i arrestuar dje për përdhunimin e një të miture, i ka dalë në krah të shoqit duke u shprehur se e gjitha është një histori e stisur nga adoleshentja. Në një intervistë të dhënë për "Jetë Shqiptare", ajo tha se vajza është nxitur nga familja për të kryer denoncimin, pasi duan që t'u marrin tokat. Ky konflikt, sipas saj, ka nisur para 7-8 vitesh dhe ende vazhdon.
“Ku dëgjohet ndonjëherë në Republikë ajo gjë. Nëna ashtu e kanë mësuar. K*** janë të gjitha. Ato ashtu janë të gjitha, gjyshe, kunatë, goca, e ka mësuar gocën me vepra të gjitha. Se kam parë bashkëshortin të ngacmojë asnjë, pyet të gjithë Vrapin. Vetëm ajo familje ka bërë akuzime. E akuzojnë bashkëshortin se duan të na përzënë, vetëm zihen me ne, duan të na zaptojnë tokat. Ik më thotë, pse ata do më përzënë mua nga shtëpia? Duan të bëjnë qejf me mallin tim. Konflikti parë ka nisur para 7 vitesh që kur më ka vdekur goca mua. Djali i tij ka ardhur dhe ka vjedhur 1 milionë e 300 mijë lekë te jastëku. Shkova te shtëpia, ai thoshte nuk kam marrë gjë. 1 muaj, 2 muaj, më tha po i gjeta nuk do t'i japim. E shihte burri dhe ia bënte me dorë që hajde flasim. Ai thoshte do të më vjedhë gruan. Llafe përditë. Më tregoni iu thashë, ta vrasim. Po i thashë nuk ka mundësi. Burri këtu ka lindur, këtu është rritur. Qenka lajthit tani që është burrë plak? Vajzën e kam si fëmijët e mi. E kam takuar. S’kam bërë gjë thotë. I thashë oj gocë çfarë janë këto llafe që thua ti. Stepet vajza, e kanë detyruar ata,”- tha ajo.
Më tej, bashkëshortja e 60-vjeçarit kërkon të kontrollohen mesazhet telefonike që pretendohet se ka shkëmbyer bashkëshorti i saj me të miturën. Por, po sipas saj, nuk ka të ngjarë që të ketë, pasi i shoqi nuk di ta përdorë celularin.
“Vajza ka kryer marrëdhënie me shok e me shoqe se ka pas telefonin. Ta gjejnë ku ka telefonin, se ashtu thoshin se fliste me mesazhe me burrin tim. Burri im s’di të shkruaj mesazhe. Merre a do të të kthejë mesazh burri im? S'di ai. As unë, as ai. Gjithë akuzime, se ashtu janë mësuar ata. Ka 20 vjet që i ka nxjerrë ai të gjithë fëmijët si budallenj, iu merr pensionin. Thotë kam hektarë tokë, merr naftë. Merr lekë, vetëm zhvats, ka zhvatur shtetin,”- tha ajo.
60-vjeçari u arrestua dje, pasi ekspertiza mjekoligjore provoi se e mitura kishte kryer marrëdhënie. Po ashtu, në dëshminë e saj, ajo pretendon se abuzimi ka ndodhur në shtëpinë e fqinjit të saj./ZËRI