Aktualitet

“Më futi në banesë, më mbajti disa orë"/ E rëndë! E mitura në Tiranë përdhunohet nga 60-vjeçari

Nuk dihet mosha e të miturës që është abuzuar nga i moshuari.

k.m.
“Më futi në banesë, më mbajti disa orë"/ E
Foto ilustruese

TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një i moshuar ka abuzuar me një të mitur. 60-vjeçari, i identifikuar me inicialet K.B., ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. 15-vjeçarja është përdhunuar nga 60-vjeçari rreth 3 muaj më parë, kur ai e ka futur në banesën e tij, ku e ka mbajtur për disa orë të mbyllur dhe e ka përdhunuar.

Vajza i ka treguar fillimisht nënës së saj për abuzimin, e më pas të dyja kanë shkuar në Polici. Menjëherë pas marrjes së denoncimit të saj, e mitura i është nënshtruar një ekspertize mjekoligjore, nga e cila rezultoi se adoleshentja ishte abuzuar nga 60-vjeçari, i cili është vendosur në pranga. 

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur,"-bëri me dije Policia e Shtetit./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB