Aktualitet

Elbasan/ Sërish sherr me thika mes adoleshentëve, ndërhyn Policia

Një 17-vjeçar ka dhunuar një 14-vjeçar dhe ka tentuar që ta qëllojë me thikë, por ka qenë ndërhyrja e Policisë së Shtetit, ajo që ka ndaluar përshkallëzimin e ngjarjes.

k.m.
Elbasan/ Sërish sherr me thika mes adoleshentëve, ndërhyn Policia
Foto ilustruese

ELBASAN- Një tjetër përplasje mes disa adoleshentësh ka ndodhur në Elbasan. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20.30, disa të adoleshentë janë përplasur me njëri-tjetrin, ku në pranga ka përfunduar një 17-vjeçar, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë janë një 16-vjeçar dhe një 14-vjeçar.

17-vjeçari ka dëmtuar lehtë me thikë 16-vjeçarin, e po ashtu ka dhunuar edhe të miturin tjetër, pasi këta dy të fundit e kanë goditur me shkop druri.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 20:30, të datës 02.04.2024, për një konflikt ndërmjet disa adoleshentëve, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësit,”- thuhet në njoftimin e policisë.

Por ka qenë ndërhyrja e Policisë së Shtetit, ajo që ka ndaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Kjo vjen vetëm pak ditë pasi në Tiranë u vra Aureljo Dervishi./ZËRI

Poll

MOS HUMB