Aktualitet

E plagosi shoku?/ Detaje nga plagosja e 27-vjeçarit! Ishte në makinë me 2 miq, e çuan në spital, pastaj u zhdukën

Mbrëmjen e djeshme, teksa i riu ndodhej në malin e Kolajve në Velipojë është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut. E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta.

k.m.
E plagosi shoku?/ Detaje nga plagosja e 27-vjeçarit! Ishte në
Foto ilustruese

SHKODËR- Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri e 27-vjeçarit, Emiljano Paloka. Mbrëmjen e djeshme, teksa i riu ndodhej në malin e Kolajve në Velipojë është qëlluar me një plumb në pjesën e barkut. E gjithë ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta. Kjo pasi në momentin kur mendohet se është plagosur, i riu ishte në makinë me 2 persona të tjerë, të cilët pas plagosjes e dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pasi e kanë lënë në spital janë larguar me shpejtësi.  Policia po punon për t’i kapur dhe për t'i marrë në pyetje, ndërsa pritet edhe dëshmia e Palokës, i cili mund të zbardhë më shumë detaje për autorin e plagosjes. Deri më tani mendohet se një prej tyre mund të jetë autori i plagosjes, por ky version ende nuk është konfirmuar nga Policia. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:45, në malin e Kolajve Velipojë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi E. P., 27 vjeç, banues në fshatin Pulaj-Plazhë, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe sëbashku me dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër po vijojnë krehjen e zonës. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autoreve./ZËRI

Poll

MOS HUMB