Aktualitet

Shtohet "reparti 41 biss", kush janë dy të dënuarit e izoluar nga bota (EMRAT)

Shkak për zhvendosjen e tyre e të burgosurve përjetë është bërë fakti se të dy kanë pasur komunikime me njerëz të botës së krimit jashtë burgut. 

k.m.
Shtohet "reparti 41 biss", kush janë dy të dënuarit e
Foto ilustruese

TIRANË- Dy personazhë të rinj të botës së krimit i janë shtuar sektorit "41 biss". Bëhet fjalë për Anterio Kaloshin dhe Aldo Hoxhën, të cilët nga sot janë vendosur në regjimin e posaçëm. Shkak për zhvendosjen e tyre e të burgosurve përjetë është bërë fakti se të dy kanë pasur komunikime me njerëz të botës së krimit jashtë burgut. Por nuk jepen detaje se me cilët personazhë kanë komunikuar. 

Hoxha është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Fatbardha Tafës, e cila po ecte në këmbë së bashku me motrën e saj, Lumturie Gjana, kur dhe i riu dhe një tjetër person tentuan që t'i grabisnin varësen e floririt. Por ngjarja përfundoi me vrasjen e Tafës. Ndërsa Anterio Kaloshi është pjesë e bandës së Lushnjes dhe mik i afërt me Laert Haxhiun. Anterio Kaloshi u dënua për masakrën e ndodhur në Lushnjë në vitin 2017, së bashku me Laert Haxhiun ku u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.  

Aktualisht në regjimin "41 biss" janë vetëm Sokol Mjacaj dhe Ilir Kupa, edhe ata nën gjykim mbasi e kundërshtojnë regjimin e caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Çfarë është regjimi 41 biss?

Thelbi i regjimit “41-biss” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB