
TIRANË- Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë mbërritur në kompleksin “Magnet” për të sekuestruar apartmentet dhe aksionet e palestrës në pronësi të Jamarbër Malltezit. Gjatë ditës së djeshme ata ishin të pranishëm në Lalëz për të sekuestruar një vilë, ndërkohë që sot kanë shkuar në godinat që janë ngritur mbi ish-kompleksin sportiv 'Partizani' për sekuestrimin e hyrjeve në pronësi të Malltezit. Janë 16 pasuri të paluajtshme, për të cilat SPAK kërkoi masën e sekuestros, e cila u pranua më pas edhe nga Gjykata e Posaçme.

Përveç arrestimit të tij nën akuzën e korrupsionit, GJKKO i dha “ok” kërkesës së SPAK, për sekuestrimin e pasurive në emër të Malltezit, si dhe llogarive të tij bankare. Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se 6 llogarite bankare në emër të Malltezit, në monedha të ndryshme, kapin një shifër prej afro 200 mijë eurosh.
Llogaritë bankare që i janë sekuestruar:
1-Shuma prej 63.657.10 euro
2-Shuma prej 2.699.428.46 lekë
3-Shuma prej 29.259.43 dollarë
4-Shuma prej 62.018.49 euro
5-Shuma prej 45. 705.66 euro
6-Shuma prej 26.492.72 euro
Lista e pronave të sekuestruara:
Pasuria nr. 2/261/ND+1-12, vol. 27, fq. 177, zk. 8160, me sipërfaqe 102.60 m2.
Pasuria Nr.4/90+1-23 vol.68, faqe 227, zk.8270, apartament me sipërfaqe 208.20 m2 i ndodhur në Rr “Dëshmorët e 4 Shkurtit, Tiranë dhe
Pasuria 4/90-G6, VOL.68, FQ.131, ZK. 8270. 14) Pasuria Nr. 370/18 vol.8, fq.219, zk.3051 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezit dhe Argita Malltezit.
Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-4 Vol.62, fq.42, zk.8220 me sipërfaqe 346.1 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 70.3 m2.
Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-5 Vol.62, fq.47, zk.8220 me sipërfaqe 356.3 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 68.8 m2 17)Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N3 Vol.62, fq.26, zk.8220 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.03 m2
Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+19-N2 Vol.62, fq.27, zk.8220 me sipërfaqe 379.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 38.7 m2
Njësi me numër pasurie Nr. 3/491+18-N3 Kodi Unik 8220062026 me sipërfaqe 459.6 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 43.3 m2 20) Apartament me numër pasurie Nr. 3/491+19-2 Kodi Unik 8220062032 me sipërfaqe 375 m2 dhe sipërfaqe të përbashkët 31.1 m2
Truall dhe vile (apartament dublex) i vendosur mbi këtë truall me nr pasurie 172/277 ZK 2375 vol 14 faqa 77 me sip trualli 187.7 m2, me sip ndërtimi 76.23 m2 e ndarë në kati përdhe me sip 76.23 m2 kati i parë më sip 76.22 m2 si dhe verande me sip 22.73 m2.
Pasuria me numër 3/201+2-N3,vol.28, fq.26 e ndodhur në ZK.8220, me sipërfaqe 107 m2, Ruga Frosina Plaku, kati përdhe i godinës 9 (nëntë) katëshe shkalla 2.
Masën 45% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Homeplan sh.p.k. me NIPT K81803020E, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi;
Masën 100% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise Magnet IMO sh.p.k. me NIPT L81714031D, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi; 25) Masen 60% te kuotave te kapitalit themeltar te shoqerise
Magnet Gym&Fit, me NIPT L72022010B, ne emer te shtetasit Jamarber Malltezi.
Malltezi u vu në pranga pasditen e së shtunës në aeroportin e Rinasit, pasi SPAK kishte lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Ai doli dje para Gjykatës, e cila konfirmoi masën e arrestit me burg ndaj tij. Ndërkohë që sot në GJKKO pritet që të mbahet seanca në ngarkim të Sali Berishës, i cili ende nuk e ka konfirmuar nëse do të marrë pjesë./Zëri.ai