FIER- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, është dërguar në burgun e Fierit. Ai u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme dhe kaloi natën në Komisariatin e Vlorës, pas urdhrit të SPAK për ekzekutimin e dënimit. Megjithatë, avokatët e tij kishin depozituar më parë një kërkesë për anulimin e urdhrit, duke argumentuar se koha e kaluar në paraburgim ka shlyer dënimin.
SPAK kërkoi rikthimin e tij në qeli, me pretendimin se nga përllogaritjet i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 dite burg për të vuajtur. Jorgo Goro u lirua më 29 gusht të këtij viti. Vendimi i Apelit lidhet me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës, për të cilën Goro ishte dënuar edhe në shkallë të parë nga GJKKO më 30 korrik 2025 me 2 vite burg.
Goro ka qëndruar për 17 muaj në burg pasi u dënua nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg për tjetërsimin e një prone në Livadh, ndërsa fitoi lirinë në gusht 2025. Ai nuk mund të ushtrojë funsione publike në pesë vitet e ardhshme./ZËRI