TIRANË- Pas tensione dhe përplasjeve të forta me efektivët e Policisë së Shtetit, protestuesit janë larguar nga pjesa anësore e Kryeministrisë dhe i janë bashkuar pjesës tjetër të qytetarëve që ndodheshin në Bulevard.
Qytetarët kanë nisur kështu marshimin e përnatshëm, pas situatës së tensionuar që u krijua më herët pranë godinës së Kryeministrisë.Gjatë protestës, një pjesë e qytetarëve tentuan të afroheshin dhe të futeshin në ambientet e Kryeministrisë, çka solli përplasje fizike me efektivët e policisë.
Në vijim të tensioneve, policia shoqëroi rreth 10 persona, ndërsa pas largimit nga godina protestuesit vijojnë marshimin në Bulevard./ZËRI