Aktualitet

Pas përmbytjeve në Vlorë, Bashkia fillon me prishjen e ndërtimeve pa leje

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, deklaroi se pas përmbytjeve është bërë një evidentim i të gjitha segmenteve ku ndodhen kanalizimet

M.M
Pas përmbytjeve në Vlorë, Bashkia fillon me prishjen e
Foto nga permbytjet

VLORË- Pas përmbytjeve të ndodhura në qytetin e Vlorës disa javë më parë, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje që pengojnë kanalet e ujërave të larta. Ky aksion është ndwrmarrw për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.

Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, deklaroi se pas përmbytjeve është bërë një evidentim i të gjitha segmenteve ku ndodhen kanalizimet dhe se ku janë konstatuar ndërtime të paligjshme, po ndërhyhet për t’i hequr ato dhe për të garantuar funksionalitetin e rrjedhës së ujërave.

Aksioni ka gjetur mbështetje edhe nga deleguari politik i qarkut, Bledi Çuçi, i cili nënvizoi se masat e marra janë një hap i domosdoshëm për të shmangur përmbytje të tjera në të ardhmen./ ZËRI

Poll

MOS HUMB