Aktualitet

Komisioni Rregullator formulë konsensusi për emigrantët: Do të regjistrohen edhe nëse kanë mjete identifikimi të skaduara

Ky vendim që u miratua me pesë vota pro pas tërheqjes së draftit të komisionerit Ilirjan Celibashi që nuk lejonte emigrantët të regjistroheshin me mjete identifikimi të skaduara.

M.M
Komisioni Rregullator formulë konsensusi për emigrantët: Do
Komisioni rregullator

TIRANË- Komisioni Rregullator ka miratuar një vendim që lejon emigrantët të regjistrohen në zgjedhje me pasaporta apo karta identitetit të skaduara. Ky vendim u miratua me pesë vota pro pas tërheqjes së draftit të komisionerit Ilirjan Celibashi që nuk lejonte emigrantët të regjistroheshin me mjete identifikimi të skaduara.

Propozimi i ri:

Zgjedhësi paraqet kërkesë për tu regjistruar në listën e zgjedhësve nga jashtë, nëpërmjet llogarisë së tij të krijuar në PER, duke ndjekur këto hapa: Skanon përmes PER një dokument identifikimi të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim.

Pas regjistrimit online në platformën online të krijuar nga KQZ si votues nga jashtë, emigrantët do të çregjistrohen nga lista e zgjedhësve në Shqipëri, por drafti i dakordësuar edhe me partitë politike parashikon që emigrantët, të cilët nuk arrijnë të rinovojnë dokumentet e identifikimit në kohë, apo për arsye të tjera nuk votojnë dot nga jashtë, ata mund të kërkojnë ripërfshirjen në listën e zgjedhësve në Shqipëri për të pasur mundësinë që të votojë në parlamentarët e 2025 në atdhe.

Vendimi u mor pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e organizatave të diasporës, organizatave të shoqërisë civile vendase të angazhuara në mirëqeverisje dhe demokratizim./ ZËRI

Poll

MOS HUMB