
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, Ministrit i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj po mbajnë takim me strukturat tatimore për prezantimin e planit për luftën ndaj informalitetit. Kryeministri se informaliteti i pagave është armik i pensioneve dhe paralajmëroi se nuk do të ketë më deklarime pagash fiktive. Madje Rama dha edhe një mesazh për sipërmarrësit që besojnë në Zot.
“Nuk do pranojmë më deklarime pagash që nuk i besojmë. Ndërtuesit që do të deklarojnë 60 mijë mijë lekë pagë që nuk ekziston, duhet të kuptojnë që nuk do i pranohet, do u kthehet pas deklarimi. Do u thuhet keni bërë gabim. Nëse nuk reflektojnë do të përballen si hajdutët e energjisë. Situata që do të shkojnë deri në kolaps të kompanisë. Më besoni, për çfarë? Për të mos paguar haraçin pensionistëve edhe pse e kanë përfituar nga puna. Merreni seriozisht. Po shikojmë që ta bëjmë si vendet nordike, që ti bëjmë publike pagat me ligj që të gjithë ta shohim kush paguan cfarë, por kjo është arma e fundit, tjetra është hyrja më e thellë në inspektime. Nuk janë kërcënime as presione por informacion trasnparent që kemi ndërmend të bëjmë.
Kam respekt për sipërmarrësit që i falen Allahut 5 herë në ditë por di që nuk i paguajnë sigurimet shoqërore ashtu sic i duhet se dhe ata do ta kenë parasysh këtë moment kur shkojnë atje. Se ka xhenet por dhe xhenem. Qoftë dhe për të mos marrë mallikimin e pensionistëve. Ata që i takojnë pensionistëve nuk duhet të diskutohen,"- tha Rama.