Aktualitet

PARTIZANI 2/ ZËRI siguron DOSJEN, SPAK: Berisha u pasurua përmes dhëndrit të tij, donte të ruante imazhin

Ajo që zbulon gjithashtu bashkëpunimin dhe pazaret e bëra është edhe një letër e shkruar ngaXhimi Begeja që gjithashtu është marrë nën hetim nga SPAK, i cili drejtuar Studio Pustinës, shprehet i pakënaqur me ndarjen e fitimeve. Mënyra se si Begeja shkruan për Argita Malltezin, nënkupton konceptimin që ai ka për pushtetin e familjes Berisha.

F.m
PARTIZANI 2/ ZËRI siguron DOSJEN, SPAK: Berisha u pasurua përmes
Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen prej 499 faqesh që zbardh të tjera detaje nga privatizimi i klibit “Partizani”, ku përfshihet dhe familjae ish-kryeministrit Sali Berisha. Siç u raportua  në dokumentarin “Dosja Partizani”, SPAK konfirmon se dhëndrri i Berishës, Jamarbër Malltezi është bërë përfaqësues i familjeve që rezultonin pronare të tokës ku ndodhej ish-kompleksi Partizani, përmes prokurave, në të cilat premtohej se do të arrinin objektivat nëse vendosnin vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre. E gjitha është bërë në bashkëpunim me biznesmenin Fatmir Bektashi, që është vënë zyrtarisht nën akuzë nga SPAK për pastrim parash.

Në dosje shkruhet qartë se i vetmi që kishte pushtetin e mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë sektorët ku mund të realizoheshin këto objektiva, ishte shtetasi Sali Berisha.

“Kontaktet për arritjen e këtij qëllimi, dokumentohen të jenë realizuar mes dhëndrit të këtij të fundit, shtetasit Jamarbër Malltezi dhe shtetasit Fatmir Bektashi,”- thuhet në dosje.

“Shtetasi Sali Berisha, nga leximi në tërësi i provave të administruara përgjatë gjykimit, rezulton të ketë marrë përsipër përmbushjen e kërkesave, duke pranuar shpërblimin/mitën që në vijim kalon në bashkësinë ligjore të familjes së vajzës së tij, shtetases Argita Malltezi nëpërmjet shtetasit Jamarbër Malltezi,”- shkruhet më tej.

Nga tërësia e të dhënave të administruara deri në këtë moment, ashtu si paraqitet e shkruar nëpër akte, duke i lexuar ato në përputhje me njëra tjetrën dhe ballafaquar me ngjarjet reale që kanë ndodhur, vertetohet tej çdo dyshimi të arsyeshëm se shtetasi Fatmir Bektashi ka premtuar dhënien e një pjese të perfitimit që do të realizohej nga shitjet e objekteve që do të ndërtoheshin në territoret e dy klubeve sportive Partizani.

Dhënia e këtij premtimi, mbështetej në kërkesen e realizimit të kthimit të plotë të territoreve, privatizimin e objekteve të ndodhura në të, ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi, që do të sillte një zhvillim ndërtimi të konsiderueshëm dhe në këtë mënyrë fitim të madh. I vetmi që kishte pushtetin e mjaftueshëm për të kontrolluar të gjithë sektorët ku mund të realizoheshin këto objektiva, ishte shtetasi Sali Berisha. Kontaktet për arritjen e këtij qëllimi, dokumentohen të jenë realizuar mes dhëndrit të këtij të fundit, shtetasit Jamarbër Malltezi dhe shtetasit Fatmir Bektashi.

Shtetasi Sali Berisha, nga leximi në tërësi i provave të administruara përgjatë gjykimit, rezulton të ketë marrë përsipër përmbushjen e kërkesave, duke pranuar shpërblimin/mitën që në vijim kalon në bashkësinë ligjore të familjes së vajzës së tij, shtetases Argita Malltezi nëpërmjet shtetasit Jamarbër Malltezi.

Në dosje thuhet më tej se Berisha, për të ruajtur imazhin e një politikani që nuk është pasuruar duke abuzuar me pushtetin, i kalonte përfitimet tek dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.

Ndërkaq, me qëllim ruajtjen e imazhit të një politikani që nuk është pasuruar asnjëherë, shtetasi Sali Berisha, nuk do të rriste formalisht pasurinë e tij, dhe ky përfitim do të kalonte tek shtetasi Jamarbër Malltezi, i martuar dhe si më sipërcituar, në bashkësi ligjore, me shtetasen Argita Berisha, vajzën e shtetasit Sali Berisha.

Siç edhe rezulton nga hetimi, aksesi në pasuritë e shtetasve Malltezi, është i përhershëm nga familja Berisha dhe jo thjesht shfrytëzimi i pasurive të tyre për akomodim por edhe përdorimi i shumave monetare, në vlera që, pasur parasysh nivelin ekonomik të një politikani shqiptare, mbështetur vetëm në pagën e tij, nuk justifikohen.

Megjithatë, siç rezultoi nga hetimi, shtetasi Sali Berisha, ka përfituar avantazhe të drejtëpërdrejta, jo vetëm nëpërmjet shfrytëzimit të pasurive të familjes Malltezi, por ai ka përfituar financim nga shoqëria Homeplan sh.p.k në kuadrin e fushatës zgjedhore të vitit 2013, nëpërmjet pagesave që janë kryer, për akomodimin dhe udhëtimin e një këngëtari të ftuar prej tij.

Shtetasi Jamarbër Malltezi duke qëndruar në këtë aktivitet korrupsioni në anën pasive, në bashkëpunim me shtetasin Sali Berisha, në pranimin e premtimeve të bëra dhe në vijim siç rezulton nga hetimi, kërkimin e mitës dhe shtënies në dorë të saj, nëpërmjet një sërë transaksionesh, të fshehta dhe kamufluese, i ka treguar që në fillimet e veta shtetasit Fatmir Bektashi por edhe trashëgimtarëve të familjeve pronare, se që të arriheshin objektivat duhet të bashkëpunonin për arritjen e këtyre objektivave, duke vendosur në dispozicion 3-5% të pasurisë së tyre për arritjen e këtyre objektivave, dhe kjo pasqyrohet më së miri në prokurat e lëshuara nga ata.

Por në vijim, pasur parasysh madhësinë e sipërmarrjes së synuar, kontraktimin e shoqërisë Kontakt për zhvillimin e të gjithë trojeve (përveç një pjese ku rezulton shoqëria Eralb sh.p.k.), ka qenë shtetasi Fatmir Bektashi, i interesuar për arritjen e të gjitha objektivave, duke marrë përsipër dhe duke e theksuar thuajse në të gjitha aktet që nënshkruan, kryerjen e shpenzimeve dhe siç rezulton nga hetimi edhe dhënien e përfitimeve/mitës.

Në tërësinë e familjeve të njohura pronare, përvec familjes Begeja, kontaktet mbahen nga shtetasit Fatmir Bektashi dhe personi i shfaqur publikisht tek të tretët, në vend të shtetasit Jamarbër Malltezi, i arritjes së objektivave të kërkuara, shtetasi Xhimi Begeja.

Shtetasi Fatmir Bektashi do të jepte përfitimin e paligjshëm por që të realizonte këtë gjë, duhet të kishte pronat jo vetëm të tijat, por të të pesë familjeve të njohura pronare. Për familjen Begeja, për vënien e tokës në dispoziocion për zhvillimin e ndërtimit, garantues është shtetasi Jamarbër Malltezi, kurse me familjet e tjera pronare, Saliaga, Vaqarri dhe Alimehmeti, kontaktet mbahen nga shtetasi Fatmir Bektashi, me përfaqësuesit e këtyre të fundit.

Ajo që zbulon gjithashtu bashkëpunimin dhe pazaret e bëra është edhe një letër e shkruar ngaXhimi Begeja që gjithashtu është marrë nën hetim nga SPAK, i cili drejtuar Studio Pustinës, shprehet i pakënaqur me ndarjen e fitimeve. Mënyra se si Begeja shkruan për Argita Malltezin, nënkupton konceptimin që ai ka për pushtetin e familjes Berisha.

Me shkresën e dt. 23.11.2022 drejtuar Studio Pustinës, shtetasi Xhimi Begeja i pakënaqur kur janë ndarë përfitimet është shprehur: ” … Ju besova verbërisht sepse Gita dhe Abi më garantuan qysh nga dita e parë ku studio e juaj të jetë garantuesja e ligjore dhe financiare në marrëveshjet e kontratat tona.

Nuk kam qenë pengesë në asnjë moment të firmosja vetëm “letër të bardhë” sepse e konsideroja veten turp nëse nuk do ju besoja. Kam përshtypjen se ajo Gocë e Familjes nuk ka pas dhe as ka dijeni për situatën e krijuar tani mes nesh. Unë nuk e kam shqetësuar dhe nuk do e shqetësoj kurrë për hallin e madh që ka zënë, për aq më tepër ne si familje i kemi borxh të madh Familjes Berisha për shqetësimet që i kemi sjellë ku shkaktare është prona jonë…”(shtetasi Xhimi Begeja në këtë letër fjalët “Gocë e Familjes” dhe “Familja Berisha” i shkruan me shkronja të mëdha duke treguar konceptimin që ka ai për pushtetin e familjes Berisha)./ZËRI

Poll

MOS HUMB