Aktualitet

Kërkoi të marrë pjesë në Kuvend/ Apeli rrëzon kërkesën e Berishës, Gjokutaj: Shkelje e Kushtetutës

Berisha ka kërkuar prej disa javësh që të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare në Parlament.

a.l
Kërkoi të marrë pjesë në Kuvend/ Apeli rrëzon
Avokatët mbërrijnë në GJKKO

TIRANË- Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në seancë në Kuvend. Avokati i tij Genc Gjokutaj u shpreh se ky vendim është vërtetim i shkeljes së Kushtetutës.

"Ky vendim i sotëm vendosi rrëzimin e kërkesës sonë. Sot u vërtetua shkelmimi i Kushtetuës edhe nga Apeli. Këta janë sy që nuk shikojnë dhe veshë që nuk dëgjojnë, me regji. Duam që të lirohet Berisha, sepse nuk ka akuzë dhe nuk ka prova. Këta kanë vënë trupat e tyre për ta mbajtur në këmbë sistemin. Kjo gjykatë me vendimin e saj e largoi veten nga ligji dhe Kushtetuta. Nuk pranon SPAK as ekspertizat, asgjë. Kjo është çartje dhe lajthitje.”,-tha avokati i tij, Genc Gjokutaj.

Ish-kryeministri ka kërkuar prej disa javësh që të lejohet të marrë pjesë në seancat plenare në Parlament. Prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar ai ndodhet në arrest shtëpie nën akuzën për korrupsion pasiv, duke i pamundësuar ushtrimin e detyrës si deputet i zgjedhur.  Ndërkohë, disa ditë më parë Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB