
POGRADEC- Një sherr mes dy vëllezervë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Pogradec. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në lagjen nr. 4 në banesë. Një 23-vjeçar ka qëlluar me thikë vëllain e tij 25 vjeç i cili është dërguar për mjekim në spital. I riu aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
"Pogradec/Informacion paraprak Më datë 25.03.2024, rreth orës 08:30, në lagjen nr. 4, Pogradec, në banesë, gjatë një konflikti, shtetasi S. Sh., 23 vjeç, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij 25 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital. Shtetasi S. Sh., aktualisht ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ZËRI