
Luani
ITALI- Një luan, pjesë e cirkut Ronny Roller në Ladispoli, në Viale Mediterraneo, Itali, ka dalë të shëtisë nëpër rrugët e qytetit. Nga rruga Mosca deri në rrugën Budapest, qytetarët filmonin kafshën e egër që shëtiste pa mbikëqyrjen e askujt. Ndërsa, kryebashkiaku paralajmëroi qytetarët përmes një statusi në Facebook, duke u kërkuar të mos dilnin në rrugë, deri në momentin që luani do të kthehej sërish në kafaz.
“Mos dilni nga shtëpia deri në një njoftim të dytë,”- shkruante ai.
Karabinierët nga Ladispoli dhe kolegët nga Civitaveçhia po kërkojnë kafshën. Në dispozicion është vënë dhe një helikopter.
Poll