TIRANË- Raphael Dwamena ndërroi jetë sot teksa bënte atë që donte më shumë në jetë, të luante futboll. I lindur në Gana, 28-vjeçari është larguar drejt Austrisë dhe ka luajtur në Spanjë, Zvicër, Danimarkë e shumë vende të tjera.
Por, në momentin që iu ofrua gati 20 milionë euro kontratë në Mbretërinë e Bashkuar, kontrollet mjekësore zbuluan dhe problemin e tij me zemrën.
Këtu nisi tatëpjeta për karrierën e Dwamena-s…
I riu u pajis me defribilatorin për të mbajtur nën kontroll zemrën, njësoj si danezi Christian Eriksen, por politikat e ministrive të vendeve të ndryshme, e lanë jashtë ekipeve të mëdha.
Në vitin 2019, Real Zaragoza ndërpreu kontratën me Raphael Dwamena pikërisht për këtë arsye. E njëjta gjë ndodhi dhe një vit më vonë, në 2020-n me Vejle Boldklub. Klubi austriak, vendi ku ishte rritur e formuar, FC Blau Weiss Linz, ndërpreu gjithashtu kontratën me Raphael Dwamena-n në vitin 2021, pasi u vunë në dijeni të problemeve të tij me zemrën.
Por, Egnatia nuk e refuzoi. Në rrethana ende të paqarta, ekipi i Rrogozhinës e ka bërë pjesë të tijin 28-vjeçarin që kishte vendosur ta hiqte aparatin që i mbante nën kontroll zemrën.
Por sot, më 11 nëntor, Dwamena pësoi atak në zemër dhe humbi jetën. Ngjarja ka tronditur të gjithë botën e futbollit dhe reagimet janë të shumta. Pikëpyetje e dyshime janë ngritur gjithashtu, për faktin dhe rrethanat që është firmosur kontrata mes futbollistit nga Gana dhe Egnatias.
Cilat janë politikat e vendit tonë lidhur me këtë rast?
A kemi të bëjmë me një vrasje për shkak të mos pasjes parasysh të sëmundjes së futbollistit nga ekipi? Apo është një vdekje aksidentale?
Të njëjtat pikëpyetje ka ngritur edhe Dritan Shakohoxha, komentatori sportiv.
"U prehsh ne paqe more djale.
Zoti ju denofte more vrases.
Kudo bote nuk e lejuan te luante ...ketu e lane,"- shkruan ai.
View this post on Instagram
Vetë Dwamena, në intervistën më të fundit ka theksuar se e kishte hequr defibrilatorin e vendosur nga mjekët, pasi e pengonte në aktivitetin e tij sportive dhe i shkaktonte panik.
“Nuk kam frikë sepse zoti është me mua, kur erdha këtu bëra vizita dhe gjithçka doli mirë edhe para se të vija këtu në Zvicër isha mirë. Për njerëzit normal ka gjëra të pamundura, por për zotin jo, ai është aty për mua, e di që duket e vështirë, por ko është jeta. Secili prej nesh ka rrugëtimin e tij mua më ndodhi dhe e kam pranuar,”- thoshte ai.