Aktualitet

VIDEO- Momenti kur zhvarroset trupi i Pëllumb Metës, i mbështjellë me batanije

Policia ka marrë në pyetje dy djemtë e viktimës, ndërkohë që në orët në vijim priten arrestime të tjera

E.K
VIDEO- Momenti kur zhvarroset trupi i Pëllumb Metës, i
Momenti i zhvarrosjes se trupit

DURRËS- ZËRI ka siguruar pamjet kur hetuesit kanë zhvarrosur trupin e Pëllumb Metës, në zonën e Shënavlashit, i cili dyshohet se u vra nga vajza e tij 19-vjeçare, Hygerta Meta. Kjo e fundit pretendon se krimin e ka kryer e vetme, por hetuesit kanë rezerva për shkak se ajo e ka pasur të pamundur e vetme që të fshihte trupin.

Autorja e vrasjes ka qenë studente e vitit të parë për Ekonomik në Tiranë, ndërkohë që babai i saj Pëllumb Meta punonte si roje, në një parking makinash, pranë zonës ku jetonte familja. Sipas dëshmive të para nga të afërm të familjes, viktima ka qenë një person autoritar dhe askush në familje nuk guxonte që ta kundërshtonte. Hygerta Meta ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj, Pëllumb Meta./ZËRI 

Poll

MOS HUMB