Aktualitet

Pamjet e kapin 'mat'/ Kanosi shitësen me thikë, arrestohet ‘skifteri’ në Tiranë (EMRI-VIDEO)

Në pranga ka rënë Shkëlzen Gjyryqi, i cili rezulton me precendet të theksuar në fushën e vjedhjeve.

zh.ll
Pamjet e kapin 'mat'/ Kanosi shitësen me thikë, arrestohet
pamje nga grabitjet

TIRANË- Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për grabitjen e dy subjeketeve në kryeqytet. Në pranga ka rënë Shkëlzen Gjyryqi, i cili rezulton me precendet të theksuar në fushën e vjedhjeve. Blutë bëjnë me dije se në një prej grabitjeve të kryera në dyqan, 31-vjeçaqri ka kanosur shitësen me thikë.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Targeti”, për zbardhjen e vjedhjeve në 2 subjekte, të kryera gjatë 2 muajve të fundit.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i rasteve, me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve.

Njërën prej vjedhjeve ai e kreu duke kanosur shitësin, me mjet prerës.

Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3, në vijim të punës për zbardhjen e autorësisë së vjedhjeve të kryera në territoret e tyre, finalizuan operacionin “Targeti”.

Si rezultat i operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i 2 vjedhjeve, shtetasi Sh. Z., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Konkretisht, dyshohet se ky shtetas:
-më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësin, me mjet prerës (thikë);
-më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në rrugën “Skënder Kosturi”.

Vijojnë hetime për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 31-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”.

Poll

MOS HUMB