VLORË-Policia e Vlorës ka nisur hetimet për një 27-vjeçar i cili hyri pa leje në sallën që po mbahej mbledhja e Këshillit Bashkiak. Kallëzimi ndaj të riut u bë nga një punonjëse e policisë Bashkiake.
Incidenti ndodhi një ditë më parë, ku qytetari hyri me forcë në ambientet e sallës ku po mbahej takimi. 27-vjeçari më pas nisi të debatojë me anëtarët e Këshillit Bashkiak, duke i ofenduar dhe sharë, ndërsa pretendoi se nuk i janë dhënë paratë e shpronësimit të pronës së tij.
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan penalisht, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, shtetasin D. D., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim punonjësja e Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasja A. R., 55 vjeçe, se ky shtetas më datë 29.09.2025, ora 11:30, është futur pa leje në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Vlorë, duke ndërprerë zhvillimin e mbledhjes për disa minuta./ZËRI
