Aktualitet

PAMJE të rënda! Tërhiqte zvarrë qenin me makinë, në hetim shoferi

Qeni i është dorëzuar shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

f.t
PAMJE të rënda! Tërhiqte zvarrë qenin me makinë,
PAMJE NGA ARRESTIMI

TIRANË- Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Tiranë, ku një shtetas ka tërhequr zvarrë me makinë qenin e tij. Policia ka vënë në hetim dhe gjobitur me 60 mijë lekë drejtuesin e mjetit i cili tërhiqte një qen zvarrë nëpër rrugë. Ndërkohë qeni i është dorëzuar shërbimeve të specializuara të Bashkisë.


Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Rrugore dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, gjatë patrullimeve në terren, kanë konstatuar shtetasin Sh. I., duke tërhequr me makinë një kafshë shtëpiake (qen).

Shtetasi Sh. I., është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale "Keqtrajtimi i kafshëve", si dhe është gjobitur me 6.000 lekë sipas Kodit Rrugor, ndërsa kafsha shtëpiake iu dorëzua shërbimeve të specializuara të Bashkisë.

Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB