Aktualitet

Pamje ‘lufte’/ Përplasen 13 makina në Rrugën e Kombit, bllokohet qarkullimi

Në pamjet e siguruara nga Zëri shihet se në zonë ka shumë mjete të bllokuara, ndërkohë që u paralizua për më shumë se një orë qarkullimi në drejtim të Kukësit

E.K

Pamje ‘lufte’/ Përplasen 13 makina në Rrugën e

LEZHË- Një aksident i 13-fishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Blinisht.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, si pasojë e aksidentit kanë pësuar lëndime 2 persona, pa rrezik për jetën.

Shkak i aksidentit të shumëfishtë dyshohet të jenë bërë prezenca e ngricave në rrugë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, ambulanca dhe zjarrfikësja, ndërsa dëmet kanë qenë të shumta. 

Për shkak të përplasjes së mjeteve, qarkullimi në drejtim të Kukësit u bllokua për rreth 1 orë duke shkaktuar radhë të gjata kilometrike.

Poll

MOS HUMB