Aktualitet

Grabitja në Prush/ Ishin 5 persona, dyshohet se janë grupi që vodhën argjendarinë në Kamëz

Policia ka marrë në pyetje disa persona, me precedentë të mëparshëm janë marrë në pyetje, por ende nuk ka dalë me një identikit të autorëve.

k.m.
Grabitja në Prush/ Ishin 5 persona, dyshohet se janë grupi që
Banesa që do grabitej

TIRANË- 5 persona të armatosur hynë në banesën e Gani Himës në Prush të Tiranës. Mesa duket kishin marrë informacione se brenda mund të gjenin para, ndaj edhe vendosën që mbrëmjen e djeshme të mënysnin në banesë për ta grabitur. Por dy të moshuarit nuk ishin vetëm, pasi me ta ishin edhe 2 nipërit e mitur, njëri prej të cilëve mundi që të njoftonte menjëherë në kohë Policinë e Shtetit.

Sot, Policia ka marrë në pyetje disa persona, me precedentë të mëparshëm janë marrë në pyetje, por ende nuk ka dalë me një identikit të autorëve.

Këta të fundit, të gjithë të armatosur qëlluan edhe në drejtim të patrullës së Policisë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, por fatmirësisht nuk kishte të lënduar. Për t'i shpëtuar Policisë, grupi i grabitësve u ndanë në 2 grupe; 2 nga 5 grabitësit ikën në drejtim të kodrës pranë fshatit. Ndërsa të tjerët u larguan me një mjet tip "Audi" dhe me targa të falsifikuara.

Teksa largoheshin me shpejtësi nga banesa ku kishin hyrë për të grabitur, autorëve u kanë rënë edhe "mjetet e punës", të cilat janë sekuestruar. Aty mund të gjenden gjurmët e gishtave të autorëvë, që mund të sjellin në kapjen e grabitësve. Deri më tani ka disa pista që po hetohen, një prej tyre është që mund të bëhet fjalë për të njëjtit persona që grabitën me armë një argjendari në Kamëz. Megjithatë ende asgjë nuk është e konfirmuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB