TIRANË- ZËRI ka siguruar dosjen e Gjykatës së Posaçme, që ka pranuar kërkesat e SPAK, për arrestimin e 14 personave të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Në përgjimet e siguruara nga Prokuroria e Posaçme, shihet se Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist, ka një rol kryesor në trafikun e drogës. Ai rezulton të jetë ‘truri’ i trafikimit të rreth 236 kg lëndë narkotike, të llojit kanabis, e cila u sekuestrua nga autoritetet në Kapikile/Turqi. Në dosjen e SPAK janë përgjimet mes disa prej personave tashmë të arrestuar, dhe ditët e gjatë të ankthit të tyre, pasi shoferi i kamionit me të cilin ishte nisur malli nuk poi u përgjigjej më në telefon, pas ndalimit në doganë.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, në këtë episod të trafikimit të lëndëve narkotike janë të përfshirë 12 persona:
1. Elton Bogdani (i dënuar nga autoritetet e Turqisë);
2. Rexhep Rraja, (ka përdorur platformën e enkriptuar SkyEç me kod Pin "BJFJ6H", dhe pseudonimet "XRI", "Neë Sky",)
3. Bujar Sefa, (alias Xaka) (ka përdorur platformen e enkriptuar SkyEç me kod Pin "DHAC5V", dhe pseudonimet "venecia", ...);
4. Agim Nina, (alias Lorenc Selmani) (ka përdorur platformën e enkriptuar SkyEç me kod Pin "K62SDI", dhe pseudonimin "CSS");
5. Jani Çavo, (ka përdorur platformën e enkriptuar SkyEсс me kod Pin "HFAUMR", dhe pseudonimin "Rois"
6. Përparim Rraja, (ka përdorur platformën ee enkriptuar SkyEç me kod Pin "ËV3DZM" dhe pseudonimet "CACACA", "CACACA")
7. Gazmir Rraja, (ka përdorur platformën e enkriptuar SkyEç me kod Pin "1E68Y3" dhe pseudonimet "Miri", "Mir111", "ÇOKU")
8. Aldo Gjini (alias Iamandi), (ka përdorur platformën e enkriptuar SkyEç me kod Pin "KRPXM6." dhe pseudonimet "Bjondi", "Lagje", "Bjondi ALBE")
9. Sokol Qaja, (ka përdorur platformën e enkriptuar SkyEсс me kod Pin "EB43A6" dhe pseudonimet "HERMANO", "KRUSHK HERMANO")
10. Marvin Bushati, (ka përdorur SkyEç me kod Pin "D07E00", me pseudonimet Xhimi, Xxxx, xhimi, Marvini, Xhimi.maryi, M.....Xhimi, Marv, Marv Scoter)
11. SkyEç PM0SRT, (ende i pa identifikuar) (ka përdorur pseudonimet "istanbul neë", "istanbul neë Tosiyyy")
12. SkyEç 9UZ93Q, (ende i pa identifikuar) (ka përdorur pseudonimet "vikings", "@@@@"
Nga analiza e bisedave të zhvilluara mes tyre evidentohet fakti i përfshirjes, organizimit dhe bashkëpunimit në trafikimin e lëndëve narkotike, në shtetin Turk, dhe konkretisht i hetuari Gazmir Rraja, informon të hetuarin Bujar Sefa (alias Xaka) se sipas komunikimit që ka patur me pronarin e kompanisë me anën e të cilës është transportuar ngarkesa e dyshuar si lëndë/bimë 31 Page narkotike, ai është vënë në dijeni nga drejtuesi i kamionit, se rreth orës 20:00 të një natë më parë (më datë 26.1.2021), kishte hyrë në ambientet e doganës turke, duke i dërguar dhe vendndodhjen e mjetit, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar në Kapikule, por sipas tij, mjetin e kanë futur për kontroll fizik, dhe nuk kishte dalë nga ambientet e doganës, ndërsa drejtuesi i mjetit pas atij momenti nuk ka kthyer asnjë lloj përgjigje. Në vijim të komunikimit mes tyre evidentohet dhe fakti tjetër se personi të cilit i referohet si pronari i kamionit, kishte dërguar persona që të verifikonin se çfarë kishte ndodhur me drejtuesin e mjetit, të cilët, pasi kanë vajtur në ambientet e doganës, kanë konstatuar se kamioni ndodhej sërish në ambientet e saj.
Sipas komunikimit nuk rezultonte që deri në ato momente nëpër media të kishte dalë ndonjë njoftim lidhur me këtë ngarkesë, ndonëse pronari i kompanisë së transportit, i ka konfirmuar përdoruesit SkyEç PIN "1E68Y3" se do e njoftonte deri të nesërmen. Për më tepër është përmbajtja si më poshtë: “O vëlla, ajo rruga që patëm nis ka hy mbrëm në dogan nga ora tet e darkës, na lajmëroi se jam tu hy, ene jan tu më fut në kontroll fizik, tha ai shoferi mo. I ka thën atij pronarit të kompanisë, edhe ma çoi ai lokacionin ene bisedat e të gjitha, domethën ka hy mbrëm në tet të darkës e nuk ka dale ala. As nuk ka kthe përgjigje asnjë lloj gjëje. Ka çu rrob ai sot, e ka ра kamjoni është aty në dogan, mirëpo as në lajme ska dale asnjë gjë, deri nesër tha ju sqaroj”.
Komunikimet e zhvilluara gjatë datës 27.1.2021, ndërmjet përdoruesi të aplikacionit te platformës së enkriptuar SkyEç PIN "1E68Y3", identifikuar në përdorim nga ana e personit nën hetim Gazmir Rraja, me përdoruesin e aplikacionit të platformës së enkriptuar SkyEce PIN "DHAC5V", identifikuar në përdorim nga ana e personit nën hetim Bujar Sefa (alias Xaka). Nga analiza e bisedave të zhvilluara mes tyre evidentohet fakti se, i hetuari Gazmir Rraja, informon të hetuarin Bujar Sefa (alias Xaka) se drejtuesi i mjetit me të cilin kanë transportuar ngarkesën e lëndës narkotike të llojit marijuanë, për në drejtim të Turqisë, me shumë mundësi është arrestuar, por gjithçka do sqarohej të nesërmen nga lajmet që mund të publikoheshin në media. Për më tepër është përmbajtja si më poshtë: "Nëntëdhjet e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se dersa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala".
Në momentin që kamioni ishte ende në doganë, dhe personat kishin humbur kontaktet me shoferin, hyn në lojë edhe Rexhep Rraja, i cili dërgon njerëz për të parë nëse kamioni ishte ende në pikën e kalimit kufitar. Personi i paidentifikuar i konfirmon se kamioni ndodhej në doganë, por nuk mund ti deklaronte nëse ishte hapur apo jo pjesa e tavanit, ku ishte fshehur dhe lënda narkotike. Në kamionin që u kap në Turqi, Rexhep Rraja kishte futur rreth 140 kg lëndë narkotike, ndërkohë që pjesë në sasinë që po trafikohej kishte dhe shtetasi Aldo Gjini. Jani Çavo është personi që kishte kontakt me shoferin e kamionit,ndërsa komunikimin direkt me Elton Bogdanin e mbante Agim Nina.
Gjatë bisedës së zhvilluar mes Rexhep dhe Përparim Rrajës, ky i fundit shprehej i shqetësuar për kontrollin që po i bëhej në kufi kamionit. “Po e frikshme ky kontroll, si ka mundesi”, shprehet Përparim Rraja.
Ndërkohë mes Jani Çavos dhe Agim Ninës nisin dyshimet e para se shoferi mund ti kishte tradhëtuar.
“I hetuari Jani Çavo i ngre dyshime për shoferin se mund ti kishte tradhtuar, por i hetuari Agim Nina e kundërshton këtë gjë pasi sipas tij nuk ishte i aftë ti bënte këto manovra. Në vijim e bën me dije se shoferi ka pasur me vete një telefon të markës "Samsung", fakt i cili përputhet me aktet e administruara me letërporosi nga autoritetet e Drejtësisë së Turqisë, të cilët kanë këqyrur telefonin "Samsung" të shoferit të kamionit ku u sekuestrua lënda narkotike, i cili quhej Elton Bogdani. Ndërsa Jani Çavo i dërgon komunikimet që ka patur me përdoruesin me pseudonimin "XRI "Neë Sky" që i përket SkyEç PIN BJFJ6H (identifikuar në përdorim të të hetuarit Rexhep Rraja), i cili shpreh dyshimet se personat e tjerë të cilët kishin pjesë në ngarkesën me lëndë narkotike mund të kishin folur pasi sipas tij për këtë kamion ishte dhënë informacion më parë se ishte i ngarkuar me lëndë narkotike. Gjithashtu nga konteksti i bisedës, nënkuptohet se i hetuari Rexhep Rraja kishte dërguar njerëz për të parë kamionin në pikën kufitare Kapikule të cilët i kishin thënë se kamionin po e mbanin në doganë edhe pse kishte bërë skaner dhe nuk kishte rezultuar me probleme. Për këtë gjë i kërkon të hetuarit Jani Çavo që të merrte dhe të hetuarin Aldo Gjini (të cilit i referohen me emrin bjondi) dhe të shkonin për tu sqaruar në Fushë-Krujë”, thuhet në dosje.
Personat e përfshirë në këtë trafik, kërkonin me ngulm që lajmi ta shihnin në media, pasi i druheshin ndonjë manovre që mund të ishte bërë nga Jani Çavo. Ky i fundit ishte garanti i lëndës narkotike, dhe në rastin e kapjes nga policia ai duhet të paguante mallin me çmimin e blerjes, në të kundërt, iu detyrohej Rrajës dhe Gjinit që tia dëmshpërblente sasinë e lëndës narkotike me çmimin e tregut.
“O vlla e takova, i kam lë koh deri nesër, o të më bie letrat që ësht kap puna o të ma paguaj me pes ngarkesën. I kam lën afat deri nesër në darkë”, shprehet Aldo Gjini në një prej komunikimeve.
Gjatë bisedave të zbardhura nga SPAK, i hetuari Aldo Gjini nuk kishte shumë besim tek i hetuari Jani Çavo dhe dyshohet se do i bënte presion për të mësuar më shumë nëse ishte sekuestruar ose jo lënda narkotike duke përdorur shprehjen "duhet me e vën njëher tek makina e së vërtetës".
Ndërsa gjatë një bisede me Rexhep Rrajën, Gjini shprehet: "O vlla sa u nda me kët (Jani Çavon), i thash t'më bëj gati t'më bjeri lekët e rrugës mbrapa ke lagjia. Lash koh deri nesër o të na japi gjonat e sakta o të paguj mallin me çmim atje edhe ky vet tha, i tha vet mo me një fjal pa ja thën un fare, që deri nesër më duhet koh. Nesër tha rrini qet komplet se ju skeni humb asnji gjo tha po si pruna letrat po sdoli gjë në televizor".
Ndërkohë Jani Çavo, për të konfirmuar që sasia e lëndës narkotike ishte sekuestruar nga policia, iu dërgon me foto dhe burgun ku ishte dërguar shoferi i kamionit, ndërsa disa ditë më pas lajmi për ngarkesën publikohet dhe në mediat vendase në Turqi.
‘Rexhep Rraja dhe Jani Çavo, interesohen për adresën e ambientit të paraburgimit në të cilën e kanë dërguar shoferin e kamionit, gjeneralitetet e plota të tij, targat e kamionit të sekuestruar, angazhimin e avokatit mbrojtës që do merrej me këtë çështje në Turqi si dhe arsyen përse nuk po dilte ende në media lajmi i arrestimit të drejtuesit të kamionit. Në vijim, përdoruesi i SkyEç PIN HFAUMR (identifikuar në përdorim të të hetuarit Jani Çavo), ju dërgon emrin e shoferit të arrestuar i cili quhet Elton Bogdani, targën e kamionitku u gjet lënda narkotike e cila ishte AB860BT/ADR888, adresën e burgut ku ndodhej shoferi, dhe vendndodhjen e kamionit në pikën e kalimit kufitar Kapikule, Turqi, fakte të cilat përkojnë me aktete dërguara me letërporosi nga autoritetet Gjyqësore të Republikës së Turqisë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Ndërkohë në një moment gjatë bisedave, Rexhep Rraja shprehej i shqetësuar, nëse kanë lënë gjurmë në thasët me lëndë narkotike.
“O vlla na fiket mor burr. Ca jan kto muhabete. O vlla, pasi isha tu pa gjonat ne vore, me kerkoj thase alumini plaku,edhe i thash ti sjell un,u takova me te, aty ku u takuam mbrem edhe i thash ja thaset e aluminit (bosh) po pastroji se i ka prek xhaxhi me dore”, shprehet Rraja.
Në datë 28.1.2021 dhe 29.1.2021, përdoruesi i SkyEç PIN BJFJ6H (identifikuar në përdorim të të hetuarit Rexhep Rraja), komunikon me përdoruesin SkyEç PIN PMOSRT (ende i pa identifikuar), ku, nga konteksti i bisedës dyshohet se në ngarkesën me lëndë narkotike që ishte trafikuar me kamion, 140 kilogram i përkisnin të hetuarit Rexhep Rraja. Më pas Rexhepi i dërgon mesazhet që i ka dërguar përdoruesi me pseudonimin "Rois" qe i përket SkyEç PIN HFAUMR, në përdorim nga i hetuari Jani Çavo i cili i tregon se shoferin e kishin kapur pasi kishte njoftuar bashkëshorten e vet në telefon.
Në vijim përdoruesi i SkyEç PIN PM08RT (ende i pa identifikuar) e bën me dije Rexhepin se lajmi për kapjen e kamionit ende nuk ishte bërë publik në televizor dhe i merr leje për tu interesuar për kamionin nëse ishte hapur ose jo, por Rexhepi ja ndalon këtë gjë pasi po merrej personi që kishte marrë përsipër transportin.
Për më tepër është përmbajtja si më poshtë:
Rexhep Rraja: I zoti mallit thot kam klient timin ti thu ka pas me ardh ke un hala Un do i them burrit huj Se kam 140 copa nkurriz Ne at rrug
Personi i paidentifikuar: o vlla deri tani nuk ka nxjerr gja televizori
Rexhep Rraja: Po ai thot esht kap ka marr grun ntel Nga burgu pz akoma jo me shemon jam tu i pa
Personi i paidentifikuar: Po mir pra presim tani Ai thot ka ra Un i thash kur mbje letrat Pun oresh del ty tha 3-4 dit tha te sjell letrat shoferi
Në datën 29 Janar, Jani Çavo i dërgon Rexhep Rrajës dhe Aldo Gjinit lajmin e mediave turke për sekuestrimin e 230 kg drogë, ndërsa iu shkruan: Por nese ka hile apo ka noi gje qe ju shkon ne mendje kujtdo une te pergjigjem me koke e me leke. Nuk jam femije, i di rregullat e lojes.

Sipas SPAK, shoferi i kamionit Elton Bogdani, ka deklaruar se nuk e kishte kontaktin e blerësit së drogës pasi do ta telefononte në momentin që do të mbërrinte në Stamboll, ku më pas do i dërgonte nte edhe adresën se ku do të dorëzonte lëndën narkotike.
Sipas tij, në kohë që ka qenë në Shqipëri, e kishte takuar një person i pa njohur me emrin Arian, rreth 40 vjeç, ezmer, me trup të gjatë, dhe e kishte pyetur se a mund të transportonte drogë. Pas bisedës ishin dakordësuar për të transportuar lëndë narkotike kundrejt shumës 10.000 euro, e cila do të merrej në momentin që do mbërrinte në destinacion lënda narkotike. /ZËRI