
FIER- Pesë mjekë të spitalit rajonal Fier janë marrë të pandehur dhe Prokuria ka dërguar dosjen për gjykim për akuzën e ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’. Prokuroria njofton se pesë mjekët Ledjusa Muhametaj, Enton Dore, Agim Sulaj, Aleks Sulejmani dhe Ndriçim Bala kanë neglizhuar trajtimin e pacientit Bledar Sherifaj në 2020, i cili më pas ka ndërruar jetë.
Ngjarja u hetua nga prokuroria e Fierit, e cila pas hetimeve të kryera ka konstatuar një seri shkeljesh dhe neglizhencë totale nga ana e stafit mjekësor, për rastin e pacientit Bledar Sherifaj. I ndjeri nuk është hospitalizuar dhe ska marë tajtimin e duhur mjekësor, duke e transportuar nga Vlora në Fier dhe nga Fieri në Vlorë.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi i 2 Kodit Penal.
Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë. Prokuroria Fier, është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale.
Bledar Sherifaj i shoqëruar nga familjarët ka shkuar nga Fieri në spitalin psikiatrik të Vlorës "Ali Mihali" në 21 prill 2020 dhe 22 Prill 2020, por nuk është pranuar nga personeli mjekësor për shkak se, ka qënë me temperaturë, kjo si procedurë nga situata e “COVID-19”. Në 23 prill 2020, Bledar Sherifaj është shtruar pasi ka qënë i pasjisur edhe me tampon negative për “COVID -19”. Në 26 prill 2020 pacientit i kanë ardhur familjarët dhe ai ka dalë në oborr me ta, ku dhe ka humbur ndjenjat.
Ai është çuar në spitalin rajonal të Vlorës, ku sipas të dhënave të administruara pacienti Bledar Sherifaj, ka mbërritur në spital pa puls,... morto., pra ky shtetas rezulton të ketë mberritur në spital i vdekur. Vëllai i pacientit të ndjerë ka ngritur pretendime ndaj mjekëve në Fier dhe Vlorë për mjekimin e Bledar Sherifaj, pasi në Fier, janë kryer analiza nga ku ka dalë problematika e pasur, por nuk janë marrë masat e duhura për gjëndjen e vëllait të tij./Zëri.ai