Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka

Raportohet se deri tani janë ekzekutuar 9 nga urdhërarrestet.

f.t
Operacioni i SPAK/ Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka
Arben Ndoka

TIRANË- Shpallet në kërkim ish-deputeti i PS, Arben Ndoka. Ish-deputeti është shpallur në kërkim pas megaoperacionit me urdhër të SPAK-ut, ku janë lëshuar mbi 40 urdhërarreste. Raportohet se deri tani janë ekzekutuar 9 nga urdhërarrestet.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar pasurinë e ish-deputetit të PS, Arben Ndoka, i cili u arrestua në në tetor të vitit 2018 në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash. Ndoka u akuzua në atë kohë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.

Kontrollet janë përqënduar në Tiranë, në banesën e vëllezërve Duka në zonën e Freskut, në Nikël, në banesat e Valter dhe Durim Bamit, në Vlorë, në banesën e Fatmir Hysenit, si dhe në Durrës, në banesat e pjestarëve të fisit Avdylaj. Gjithashtu janë kryer kontrolle edhe në Lezhë, në lagjen ‘SMT’ (Stacioni i Makinave dhe Traktorëve), ku po ushtron kontrolle në një pallat në Lezhë./ZËRI

Poll

MOS HUMB