
TIRANË- Me urdhër të SPAK, Policia e mbështetur nga forcat RENEA po kryen operacione në të gjithë vendin, me qëllim kapjen e eksponentëve të rëndësishëm të krimit të organizuar në Shqipëri. GJKKO ka lëshuar mbi 40 urdhërarreste, nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 9. Urdhër arrestet janë lëshuar nga prokurori i SPAK, Alfred Shehu pas zbërthimit të aplikacioni Sky ECC.
Kontrollet janë përqënduar në Tiranë, në banesën e vëllezërve Duka në zonën e Freskut, në Nikël, në banesat e Valter dhe Durim Bamit, në Vlorë, në banesën e Fatmir Hysenit, si dhe në Durrës, në banesat e pjestarëve të fisit Avdylaj.
Raportohet se urdhërarrest është lëshuar për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka, Astrit dhe Altin Avdylaj, Durim e Valter Bami, Endrit Doklen, Plarent Dervishaj dhe Fatmir Hysenin. Ndërkohë në kërkim është shpallur ish-deputeti i PS-së Arben Ndoka./ZËRI