
TIRANË- Një ngjarje e pazakontë raportohet nga Policia e Shtetit, ku në një email, kërcënohet se do të vendosen bomba në shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit.
Në email-in që është dërguar në adresën e policisë së shtetit thuhet se “gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla dhe se fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojë”.
Emaili është dërguar nga një adresë anonime, ndërsa policia është mobilizuar dhe ka kryer kontrolle në disa shkolla. Pas kontrolleve, është evidentuar se alarmi ka qenë fals dhe mësimi është duke vijuar normalisht.
Megjithatë ngjarja ka sjellë shqetësim te një pjesë e prindërve, të cilët kanë hezituar që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla. Nga ana tjetër në të gjitha institucionet arsimore, janë marrë masat që në ambientet e shkollave të mos futen persona të paautorizuar.
“Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si Në Nice. Ne do t’ju mbytim në gjak”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e dërguar në orën 04:15 të mëngjesit.
Përmbajtja e email-it kërcënues:
KA NJË BOMBË NË SHKOLLË
Ne gjithmonë kemi pritur ditën kur mund të zbresim
në qytet dhe të mos fshehim fytyrat tona Do të vijë dita kur imazhet tona në kokat tona do të bëhen forca shkatërruese e realitetit që do të ndjeni në këto mure
Gjaku i mësuesve do të derdhet në shkolla Ne do të prerë qafën e tyre
Armiqtë E Allahut do t’i shtrembërojnë veprimet tona Sheriati nuk i ndan jobesimtarët në ndërluftues dhe paqësor
Thashë: “O I Dërguari i Allahut kuajt tanë shkelën mbi gratë dhe fëmijët e idhujtarëve. Ai tha: “ata janë nga baballarët e tyre.”
Fëmijët dhe gratë do të vriten vetëm nëse na pengojnë
Ne do t’ju shkatërrojmë në rrugë Kamionët tanë janë të mbushur me eksploziv Ata do t’ju shkatërrojnë në sheshet kryesore si Në Nice
Dhe ai do t’i presë turmat me thika Ata do të hyjnë në ju dhe do të hedhin veten në erë
Ne do t’ju mbytim në gjak
Përveç emailit që i është dërguar policisë së shtetit, e njëjta përmbajtje është dërguar dhë në adresat e disa prej shkollave në kryeqytet. Hetuesit kanë dyshime se pas mesazheve fshihen hakera të ndryshëm, ndërsa Shqipëria prej kohësh është nën sulme të vazhdueshme kibernetike./ZËRI