Aktualitet

SPAK në gjurmët e bosëve të krimit, lëshon urdhërarrest për vëllezërit Bami, mësyn te Avdylajt në Durrës

Me urdhër të SPAK, janë duke u kryer kontrolle në banesat e disa personazheve të njohur të botës së krimit

E.K
SPAK në gjurmët e bosëve të krimit, lëshon
Durim Bami, arrestim i meparshem

TIRANË- Me urdhër të SPAK, Policia e mbështetur nga forcat RENEA po kryen operacione në të gjithë vendin, me qëllim kapjen e eksponentëve të rëndësishëm të krimit të organizuar në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se me urdhër të GJKKO, janë lëshuar masa arresti për vëllezërit Durim dhe Valter Bami, si dhe për anëtarët e fisit Avdylaj në Shijak.

Po ashtu në qytetin e Vlorës, policia është duke kryer kontrolle në banesën e Fatmir Hysenit.

Në Vlorë kërkimet e forcave të Policisë janë përqëndruar pranë të afërmve të Indrit Dokles, një prej kundërshtarëve më të shumëpërfolur të Ervis Martinajt.

Poll

MOS HUMB