Aktualitet

Gati 4 orë/ Ëngjëll Agaçi del nga SPAK: U pyeta për inceneratorin e Tiranës

Kjo është hera e dytë që Agaçi merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme

E.K
Gati 4 orë/ Ëngjëll Agaçi del nga SPAK: U pyeta për
Engjell Agaci

TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi, është paraqitur këtë të premte, rreth orës 10.00 të mëngjesit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Agaçi ka dalë pas pothuajse 4 orësh nga SPAK, duke dhënë edhe arsyen e thirrjes së tij. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ai u shpreh se ishte thirrur për çështjen e inceneratorit të Tiranës. 

"U thirra për inceneratorin e Tiranës. Mendoj që tashmë ky nuk do të krijojë një lajm, të gjithë do të jemi në dispozicion të organeve të drejtësisë. Ju uroj punë të mbarë dhe faleminderit,"-tha Agaçi para mediave pasi doli nga SPAK.  

Kjo është hera e dytë që Agaçi pyetet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (SPAK), ndërsa konsiderohet si një prej personave më të besuar të kryeministrit Edi Rama, edhe për shkak të dëtyrës që mban. Për herë të parë Agaçi është marrë në pyetje nga SPAK, në vitin 2022, nga prokurori Dritan Prençi, në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Po ashtu, Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve. Pak ditë ma parë për të njëjtën çështje u mor në pyetje dhe numri 2 i qeverisë Belinda Balluku, si dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB