
DURRËS- Një konflikt mes dy qytetarëve dhe një mekanik janë përfshirë në një konflikt në Durrës. Mbrëmjen e sotme, raportohet se një i ri e kishte lënë automjetin për t’u riparuar. Por prej më shumë 2 ditësh nuk po lidhej dot me mekanikun.
Por mjeti i tij po përdorej nga mekaniku, i cili shëtiste me mjetin e tij nëpër qytet. Ndaj edhe pronari i mjetit ka shkuar së bashku me të atin shkuan pasditen e kësaj të shtune të sqaroheshin me pronarët e servisit.
Por sqarimi nuk ka shkuar mirë ndaj dhe i ati i pronarit të makinës është marrë peng në automjetin e djalit të tij. Megjithatë sipas "Euroneës", zyrtarisht Policia e Shtetit pretendon se nuk kemi të bëjmë me një pengmarrje. Por megjithatë Policia dhe grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton lidhur me ngjarjen./ZËRI