
TIRANË- Zbardhen detaje nga dosja "Tempulli'. Qindra persona nga thuajse çdo qytet i vendit ishin të angazhuar për shitjen e lëndëve narkotike, të cilën e mbanin të fshehur në banesat e tyre. Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje nga dosja, ku bie në sy droga që shitej sapo porositej me telefon, ndërsa vendtakimet ishin të ndryshme. Ardit Pepnika, 21 vjeç dhe Zog Hysai, 28 vjeç, të dy e shisnin drogën në Tiranë. Me të dy ka kontaktuar bashkëpunëtori i drejtësisë, i identifikuar si "Miri". Në një prej bisedave, shitësi duket se e kishte pikasur Policinë, megjithatë siguronte blerësin që të mos kishte frikë, pasi drogën e kishtë në dorë ai, ndaj nuk do të kishte pasoja për Mirin.
PËRGJIMET NGA DOSJA:
(A-MIRI, B-Ardit Pepnika)
A-O niisho me ty fola?
B-Po
A-A ështe no një çik e mirë? Se ngelëm tu marrë?
B-Po mo.
A-Ca është zero tresh apo zero katërsh?
B-Nuk e di se nuk jam un ai që i kam.
A-Ta shofim se po ashtu do marr prap mbrapa.
B-Do ngelesh…
B-Pezieçe e ke.
A-Po ky zero treshe 1 ka bërë ai?
B-Zero treshe më duket, nuk e di veç me të rrejt.
A-A ti je gjithmonë? Se ndoshta un mund te vij prap më vonë.
B-Po unë jam vërdallë, se ai qe i ka nuk jam unë
Më datë 29.11.2023, rreth orës 21:08, në rrugën e Dibrës, bazuar në autorizimin e prokurorit të çështjes, personi i autorizuar me emrin e koduar “Miri” kryen blerjen e simuluar të një doze me lëndë të dyshuar llojit kokainë 0.4 gramë nga 21 vjeçari.
Prova materiale e siguruar nga blerja e simuluar u dërgua për eksperti kimik ne Institutin e Policise
Veprimi i blerjes së stimuluar u krye e regjistrim video dhe audio, të asistuar nga specialistët e Seksionit Tekniko-Shkencor në drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
(A-Miri B-Ardit Pepnika)
A-O vllai ça je tu bo?
B.- ….(Nuk kuptohet).
A-Si t’kom ça je tu bo?
B-…….(Nuk kuptohet).
A-Po fol o burr un thash se kishe ardh ti. Ca bone ti?
B-‘Trafik . . . (Nuk kuptohet).
A-Ca bone ti?
B-…….(Nuk kuptohet).
A-Paska fest Artisit sot me mor çunat.
B.-. (Nuk kuptohet).
A-Po mir m hajt s ka gjo (Nuk kuptohet).
B-.. . (Nuk kuptohet).
A-A u lodhe.
B-……..(Nuk kuptohet).
A-Ai mtha mu dil se e ke atje ishte nji portobagazh …..(Nuk kuptohet).
B-…..(Nuk kuptohet) para meje nuk deshe me i bo …..(Nuk kuptohet).
A-Jo o .(Nuk kuptohet).
Në datën 5 dhjetor 2023 rreth orës 22:15 në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, i ka shitur drogë personit të autorizuar me emrin e koduar “Miri”. Ngjarja është e dokumentuar me video dhe audio, e asistuar nga policia e Tiranës.
(A është bashkëpunëtori, B është Zog Hysaj)
A-Mirëmëngjesi, si je
B-Mirë si je ti?
A-Sa ikën ato k*vat poshtë
B-Po pra
A-Mi jep mu këto, sa janë a janë katër?
B-Po të rujt zoti, je i mirë
A-E kam un në dorë mos e rr*aj…
Po ashtu, më datë 20 dhjetor 2020, ora 21:50, me autorizim të prokurorit të çështjes, personi me emrin e koduar “Ledi” kryen blerjen e kanabisit te 28 vjeçari.
A- Ça po bën a u lodhe ?
B-Hajt mo nga pak duke punu, po ti ?
A-Mirë, ishte një ditë një çun tjetër
B- Po ka qen nji çun i vogël, asht shoku im ai.
Përveç tyre janë zbardhur edhe përgjimet me Andi Alldervishin, i cili ka komunikuar me bashkëpunëtorin e Policisë, i koduar me emrin “Eri”. Madje në audio përgjimet, bëhen edhe pazare sesa do të shitej kokaina.
(A Eri, B, Andi Alldervishi)
B-A u lodhe?
A-Ça jeni tu bo?
B-Ja tu pi drog.
A-Hallall ia u boftë Zoti! ca bëhet? Ca na e bëre? Ca e bëre?
B-Pesëdhjetëshe e ke.
A-Okej.Urdho,ika lal hajde rrofsh natën.
Në datën 6 dhjetor 2023, rreth orës 23:40, në Bërzhite në Tiranë, personi i koduar si “Visi”, blen 0.4 gram kokainë nga 25 vjeçari Alldervishi.
(A Visi, B, Andi Alldervishi)
B-Ca ben si të kam a je mir ca bëhet?
A-Mir m… ca bëhet?
B-Ça ke bërë
A-Si je? Mbaroj punë këtu jemi
B-Po ça ke nonji
A-Po m.
B-Të afërmin tënd
A-Po m, nanji gjysmë ore do rri aty sa…
B- I ke …..(Nuk kuptohet).
A-32 kam
B-Është 35, radhën tjetër…o vlla kjo është shit me (nuk kuptohet)
A-E di unë
A-….(Nuk kuptohet) m thuj.
B-Është tridhjetë e pesë.
A-Jo jo o …. (Nuk kuptohet) radhën tjetër …. (Nuk kuptohet).
B-Tridhjetë e dy e ke sot po problemi është që herën tjetër mos me merr më ne telefon
A-(Nuk kuptohet) jo o vlla …
B-Hajt për…..(Nuk kuptohet). Un po 1 pash aty tridhjetë e pesë (Nuk kuptohet) nga vetja
A-Po jo të bësh ti për mu janë …..Nuk kuptohet) këto.
B- Kam vën për njërin njizet e pesë e s’mi ka dhën akoma
A-Mos ja ** robt
B-Zero katër pik nji. (Nuk kuptohet). Ta merrje zero treshe, 30 mijë lekë./ZËRI