Aktualitet

"Hape derën, jemi Policia"/ Vrasja në Kurbin, kriminelët e kishin vjedhur "Range" në Laç

Gjeloshi ka deklaruar se autorët e vrasjes janë prezantuar si efektivë të Policisë së Shtetit, ndaj edhe u është lejuar hyrja.

k.m.
"Hape derën, jemi Policia"/ Vrasja në Kurbin,
Ardjan Gjeloshi

KURBIN- Detaje të treja janë bërë me dije nga atentati që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku viktimë ka mbetur Selman Mihana. Pronari i firmës së inerteve, Ardjan Gjeloshi ka dhënë dëshminë e tij pranë Policisë së Kurbinit. Në rrëfimin e tij, sipas "Top Channel", Gjeloshi ka deklaruar se autorët e vrasjes janë prezantuar si efektivë të Policisë së Shtetit, ndaj edhe u është lejuar hyrja. Në momentin që kanë hyrë brenda kanë qëlluar drejt tij dhe ekonomistit 70-vjeçar, i cili mbeti viktimë e atentatit.

Për këtë ngjarje nga autorët janë përdorur dy makina, njëra një "Range Rover", e cila rezulton se ishte e vjedhur disa kohë më parë në një karburant në autostradën Lezhë-Laç.

Dyshohet se në krim kanë marrë pjesë dy persona.

Për Policinë, pistë kryesore e hetimeve është ajo e hasmërisë, pasi në vitin 2002 Ardian Gjeloshi, bashkë me vëllain e tij u përfshinë në një konflikt ku mbeti i plagosur një efektiv policie në zonën e Fushë-Kuqes./ZËRI

Poll

MOS HUMB