Aktualitet

Hodhi drogën nga makina dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari shqiptar

Policia ka vënë re se i riu shqiptar teksa po drejtonte makinën, hodhi nga dritarja një çantë shpine dhe një kuti, të cilat u zbuluan menjëherë nga patrulla tjetër ndërhyri për mbështetje.

k.m.
Hodhi drogën nga makina dhe u largua, arrestohet 26-vjeçari shqiptar
Fotot ilustruese

ITALI- Oficerët e Komisariatit të Civitavecchias në Itali kanë arrestuar një 26-vjeçar shqiptar pasi dyshohej se ai po transportonte drogë me makinën e tij.

Gjatë postbllokut, patrulla urdhëroi të ndalonte makinën, e cila u largua pas një manovre të shpejtë. Sipas mediave italiane, gjatë ndjekjes, Policia ka vënë re se i riu shqiptar teksa po drejtonte makinën, hodhi nga dritarja një çantë shpine dhe një kuti, të cilat u zbuluan menjëherë nga patrulla tjetër ndërhyri për mbështetje.

Po ashtu, punonjësit e policisë gjetën edhe 5 fishekë të kalibrit 22, të fshehura në një qese të vogël dhe me 457 euro para të gatshme. Shqiptari, i paidentifikuar me emër, kishte precedentë të mëparshëm për krime të lidhura me drogën. Aktualisht, ai ndodhet në burg në pritje të dënimit nga autoritetet italiane./ZËRI

Poll

MOS HUMB