
TIRANË- Avokati Arben Llangozi ka bërë një deklaratë të fortë në rrjetet e tij sociale. Sipas tij, një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të. Por shtoi se për të mos implikuar veten, ka përdorur një batanije. Sipas tij, ditën e ngjarjes kanë qenë të dyja vetëm në banesë dhe mungonte shërbëtorja.
Avokati nuk e përmend emrin e gjyqtares në denoncimin e tij, se për kë bëhet fjalë.
POSTIMI I PLOTË:
E tmerrshme! Mora vesh se një gjyqtare e Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dyshohet se ka hedhur vjehrrën nga ballkoni i pallatit në katin e 5-të. Në ekzekutim kjo gjyqtare ka përdorur batanijen me të cilën vjehrra ishte mbuluar. Për të mos lënë shenja gishtash. Atë ditë mungonte shërbëtorja dhe ishte vetëm në shtëpi Gjyqtarja bashk me vjehrrën e cila përfundoi jasht nga ballkoni në trotuar. Përse policia nuk e ka arrestuar? A ka filluar hetim ? Dhe nëse nuk ka hetim përse nuk ka filluar? A do të filloj hetim për këtë gjyqtare ? A do të arrestohet për vrasje me dashje kjo gjyqtare?/ZËRI