
FIRENCE- “Dje përjetuam një pasdite të vërtetë çmendurie brenda burgut të Firences. Tani nuk dimë më fjalë për të sqaruar rrëmujën,”- tha sekretari Francesco Oliviero.
Një përplasje mes të burgosurve shqiptarë dhe një të burgosuri nigerian ka ndodhur në burgun e Sollicciano në Itali. Mes tyre ka ndodhur një debat por policët e pranishëm kanë mundur të shmangin kontaktin fizik. Të burgosurit shqiptarë u kthyen prisnin mbërritjen e të burgosurit nigerian.
Sapo ky i fundit arriti në katin e parë të repartit u sulmua dhunshëm nga të burgosurit e tjerë shqiptarë. Pas goditjeve që ka marrë, ai është futur në sektorin e tij dhe u ka treguar bashkatdhetarëve se çfarë kishte ndodhur. Me të dëgjuar lajmin, të gjithë të burgosurit nigerianë u organizuan për t'u hakmarrë. Ata pritën që stafi të hapte portën, për të lejuar transportuesin e ushqimit të hynte dhe të shpërndante darkën dhe filloi aty kaosi.
“Të burgosurit donin të dilnin të bashkoheshin me shqiptarët që të hakmerreshin. Oficerët e paktë të pranishëm në turnin e pasdites bllokuan portën dhe me shumë vështirësi arritën ta mbyllnin. Por kjo nuk i ndaloi nigerianët, të cilët hodhën vaj të vluar dhe bombola gazi të djegur në drejtim të stafit,"-tha Olivero.
Policia italiane bën me dije se si pasojë e përplasjes kanë përfunduar në spital pesë oficerë burgu, ku dy prej tyre rrezikojnë të humbasin shikimin dhe janë shkatërruar 2 seksione.
“Këto ishin momente terrori dhe frike dhe vetëm falë stafit që jetonte në kazermë, të cilët pasi dëgjuan alarmin, nxituan në vendngjarje, arritëm të rimerrnim kontrollin në repart.”/ZËRI