
TIRANË- Minatorët po përplasen me efektivët e policisë përpara Kuvendit. Një prej tyre ka tentuar të futet në Kuvend, por është ndaluar nga një efektiv policie. Minatori dëgjohet që të kërkojë nga polici të mos e prekë me dorë, ndërkohë që e quan dhe ‘ndyrësirë’.
“Mos më prek me dorë. Këta s’meritojnë të jenë deputetët tanë, s’na kanë përfaqësuar kurrë. Ju jeni idotër. Jam një miniator i vuajtur, mos më prek me dorë o ndyrësirë,”- thotë minatory.
Kjo është protesta e dytë që zhvillojnë minatorët para Kuvendit, pasi edhe javën e kaluar ata u grumbulluan jashtë seancës. Ata iu kërkojnë deputetëve që të deputetëve në rend dite shqyrtimin e ligjit për Statusin e Minatorit.
Në dhjetor të 2020 minatorët përmes Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës i dorëzuan Kuvendit një peticion me 10 mijë 680 firma për Statusin e Minatorit. Tre vite më vonë Kuvendi nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë peticion.