Aktualitet

Nuk po i ndahen! Sërish probleme me Policinë, Noizy-t i hedhin kapsolla në tarracën e lokalit

Në orët e para të mëngjesit, në lokalin e tij në Durrësi janë hedhur kapsolla.

k.m.
Nuk po i ndahen! Sërish probleme me Policinë, Noizy-t i hedhin
Noizy

DURRËS- Sërish probleme për reperin e njohur nga Durrësi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit, Noizy. Në orët e para të mëngjesit, në lokalin e tij në Durrësi janë hedhur kapsolla. Sipas të dhënave të bëra me dije nga ana e Policisë së Shtetit, dëmet janë të pakonsiderueshme, por ngjarja gjithsesi ka alarmuar këngëtarin. 

Por kjo nuk është hera e parë që bizneset e Noizy-t sulmohen. Zbulohet kush vendosi tritolin e bizneset e këngëtarit Rigels Rajku, i njohur për publikun si "Noizy". Në shtator të vitit që lamë pas, Policia zbuloi se ishte banda e Laert Haxhiut, përgjegjëse për tritolin e vendosur disa herë me radhë në bizneset e reperit nga Durrësi. Të gjitha ishin me "urdhër" të reperit tjetër, Kleviol Ahmeti./ZËRI

Poll

MOS HUMB