Aktualitet

Nuk ndalen problemet në Spitalin Onkologjik, del jashtë funksionit pajisja e rrezatimit, pacientët me tumor lihen në pritje

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë QSUT përmes një deklarate zyrtare, në të cilën shkruan se pajisja mund të rikthehet në funksion ditën e hënë.

F.m
Nuk ndalen problemet në Spitalin Onkologjik, del jashtë funksionit
Spitali Onkologjik

TIRANË- Situata vijon të jetë kaotike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, sidomos pë rata që përpiqen tu mbijetojnë tumoreve. Prej disa ditësh ka dalë jashtë funksionit pajisja e rrezatimit, Akseleratori Linear 2 që ndodhet në Spitalin Onkologjik.

Për rrjedhojë, pacientët me sëmundje tumoriale kanë qenë të detyruar të ndërpresin radioterapinë dhe të shtyjnë seancat e tyre. Këtë lajm e ka konfirmuar edhe vetë QSUT përmes një deklarate zyrtare, në të cilën shkruan se pajisja mund të rikthehet në funksion ditën e hënë.

Njoftimi i plotë i QSUT

Në lidhje me funksionimin e pajisjeve të radioterapisë në QSUT

Sqarojmë opinionin publik lidhur me disa lajme të pavërteta dhe dizinformuese të publikuara në rrjetet sociale dhe disa media, që lidhen me funksionimin e Njësisë së Radioterapisë në QSUT.

Pajisja e brakiterapisë ka pasur një ndërprerje të përkohshme për shkak të një sinjali automatik të sistemit që kërkonte mirëmbajtje rutinë. Menjëherë u njoftuan Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) dhe kompania prodhuese, dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Pajisjeve Biomjekësore, u kryen të gjitha kontrollet e nevojshme. Pas verifikimeve dhe kalibrimeve nga fizikanët mjekësorë, në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë, trajtimet rifilluan normalisht në datën 23 qershor 2025.

Sa i përket akseleratorëve linearë, QSUT ka në dispozicion dy pajisje funksionale. Një nga këto pajisje u ndal përkohësisht pas një defekti teknik të shfaqur të premten pasdite datë 27.06.2025. Inxhinierët e klinikës ndërhynë menjëherë dhe pajisja do të rikthehet në funksion brenda ditës së hënë.

Fatkeqësisht, gjatë këtyre ditëve janë përhapur informacione të pasakta, jashtë çdo konteksti profesional, duke krijuar panik te pacientët dhe presion të padrejtë ndaj stafit mjekësor dhe teknik, i cili ka qenë i angazhuar pa ndërprerje për të garantuar siguri dhe cilësi në shërbim.

Radioterapia është një fushë e rregulluar me standarde të rrepta ndërkombëtare dhe çdo veprim i stafit shëndetësor është i koordinuar me autoritetet kompetente dhe me protokollet e sigurisë bërthamore.

Ftojmë të gjitha mediat të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi në trajtimin e temave kaq të ndjeshme për pacientët dhe familjet e tyre, duke u bazuar vetëm në burime zyrtare dhe të verifikuara.

Kjo nuk është hera e parë që pacientët me sëmundje tumorale lihet në oritje për shkak tëe problemeve të ndryshme që kanë hasur në Spitalin Oknologjik. Më herët është denoncuar edhe fakti që dera e dhomës bunker ku ndodhet aparatura e akseleratorit kishte mbetur e hapur dhe e pamundësonte kryerjen e radioterapisë. Spitali Onkologjik dhe mjekët e tij u përfshinë dhe në një skandal një vit më parë për shkak të skemës që bënin me medikamentet. Të sëmurëve nuk u jepej kura e plotë dhe shumë prej tyre orientoheshin drejt klinikave private që zotëroheshin nga vetë mjekët e Onologjikut. E gjitha, për të përfituar sa më shumë financiarisht./ZËRI/ 

Poll

MOS HUMB